Gjyshi,gjyshja,vetëm rrinë,
fati i tyre ç’rrokullimë.
I mbajnë sytë nga dera,
duke pritur si përhera.
Ballë për ballë në divan,
një tymos e tjetra qan.
Lindëm e rritëm fëmijë,
hallet u rritën njëmijë.
Prehëri ka mbetur i thatë,
mbeti themeli pa uratë.
Një çerdhe pa cicërima,
si dimër me bubullima.
Patëm fëmijë,nipër,mbesa,
ikën,avulluan por si vesa.
Kur hapet vetvetiu dera,
urojmë mos t’a hapi era.
T’a hapin luanesha e luanë,
të gëzojnë nënën ,babanë.
Iku dhe ky vit si të tjerë,
S’na erdhën lulet në derë.
Pse kjo jetë kaq e mallkuar?
Kaq shtrëmbër na ka shikuar.
Kishim fëmijë, po s’kemi,
vallë nga cili planet jemi?
Marë nga libri -Poezi dhe lot.
Burimi/Facebook


Leave a Reply