Një zog, që qëndron në degë
U beson krahëve të vet
N’qofsh toskë, apo n’qofsh gegë
I beson gjuhës së vet *
Ngado t’shkosh e ngado të sillësh
Veç një gjëje, duhët t’i bindësh
Gurë i rëndë në vënd të vet
Trualli ynë, lënë – amanet !
Degtë e lisave, mbushur me shqipe
N’ato degë , ti shpesh u ngjite
Lart më lart, që t’kapje “qiellin”!
T’kapje Hënën, t’puthje Diellin *
Puntë e mira, duan mëntarë
T’matur mirë, si në kandarë
T’bëhesh me vlera, u dashkan vite !
Majë mbi màja, sa lart, u ngjite !
N’daç vil e, n’daç mbaj koshat
Thotë një fjalë e vjetër e plot mënd
S’ka rrugë tjetër, zgjidh e merr
Në dritë dielli, apo n’terr !
Koha qënka, sheruesja më e mirë
Kur, s’ke brënga, por zemër të dlirë *
Beso tek të tjerët, si përvete
N’paç ndërruar dhe qindra shtete
Vendimet e duhura, në kohën e duhur
Rrënjët e thella, s’duhën shkulur !
Sa e lashtë kjo, historia jonë !
Brez pas brezi, i është bërë- jehonë *
Me, 03 prill, 2023.
Novara Itali
Myftar Gjonbalaj.




Burimi/Facebook


Leave a Reply