
E hena nis me humbjen e jetes se te ndjerit punonjësit të sigurisë, Pal Kola, i cili i ka qenë në krye të detyrës. Në orën 00.40, i ndjeri Pal Kola është gjendur në qendër të breshërisë me 25 plumba në drejtim të godinës së Top Channel.
Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, e hënë 27 mars 2023, Top Channel është goditur nga një sulm terrorist, i pandodhur kurrë më parë në 32 vite ndërtim të shtetit të së drejtës dhe fjalës së lirë.
Cfarë po ndodh në ketë vend ???
Kur sulmohet media po jeta jonë a është me ne duar të sigurta ??
Tanimë po perballemi me frikërat per jetën dhe per të drejtën.
Nje sulm i pa precedent! Nje dhimbje per familjen Kola , nje dhimbje e madhe per të gjithe stafin e Top Chanalit, nje dhimbje për cilindo nga ne që jeton e punon në kete vend . Humbja e jetës së familjarit, të babait e bashkëshortit Pal Kola në krye të detyrës, është tronditja dhe goditja më e madhe për Top Channel.
E trishtë ajo që po kalon familja Kola , ngushëllim
dhe qoftë i parajsës babai i tyre që ra ne krye të detyrës .
25 plumba ???!!!
Është me shume se e frikshme. Është makabre!
Pasiguri totale . Kur sulmohet fjala e lirë, kur sulmohet media që u krijua per te mbrojtur fjalën e lirë, tregon që vendi është ne nje krize te thelle !
Sot të gjithë , pa dallim, duhet te jemi ne mbrojtjen e jetës dhe te fjalës së lirë !
E vetmja monedhe që i ra Palit nga xhepi ishte 5 lekshi! Sa trishtim ! 😢😢
Një sulm i tillë flagrant kundër medias është sulm flagrant kundër demokracise !
Askush nuk duhet të qendroj indiferent dhe të hesht per ketë ngjarje te paprecedentë!
Jo vetem te denojmë po edhe të ndeshkojmë kedo që ve dorë mbi jetë e qytetarëve dhe sulmon median e lirë!
Tashmë nuk duhet heshtur .
E hëna filloj me dhimbje dhe tregon se duhet vepruar sa nuk është vonë . 🙏🙏😢😢

Burimi/Facebook


Leave a Reply