
RREMUJE
Shkërmoqet
si një kristal i thyer brutalisht,
Kënga e kanarinës
që frikshëm cicërin në zjarrin tim.
Jagot,
ujdisin kurthin,
jo më
shamishë të bardha,
Por skenash të pista,
Pertej kuzhinave të tradhëtisë,
Gatuajnë çorbën e radhës.
Alarmizmi,
Stukur në rrogozat e lagura,
Herë herë si një gjarpër dinak në ndjekje
Te prehes së tij,
Nxjerr kokën poshtë qypit me mjaltë
të helmuar.
Me lugen e drujte
servir pak,fare pak shijim,
Aq,
sa mjafton të provokojë
vdekjen patologjike.
Udhëkryqet,
fshijnë qartësinë e rrugës së nisur,
makina e gjoksit mbushur vrer,
sillet e risillet
rreth unazës së vetme gjeometrike
pa gjetur drejtimin e duhur.
Egoizmi i mbrapshtë,
Pezull shtrihet mbi ajrin e lagësht te natës,
Pa patur kurajon të vendosë
fatin e tij,
as lart
e as poshte,
meteor i shuar
fundjetën e tij ndjen në ikje,
pa lënë shenjë,
histerikisht
humbur.
U zhduk dashuria.
Pas tylit të rëndë të dimrit
u akullua,
Poshtë gjetheve të vjeshtës
u kalb,
Për një puthje anash burimeve
u tha,
Këmbthyer në kërkim të shpirtit
Vdiq.
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply