ME SEBEP!
NË VIGJILJE TË MUAJIT TË SHENJTË TË RAMAZANIT!
O ju besimtarë të devotshëm! Në do shtroni sofrat e mëdha të Iftarit, ju lus për Allah, shtrojeni paksa fshehurazi.., mos i shtroni buzë trotuareve, përreth restoranteve, rreth vendesh..,!, gjithandej nëpër kodrina të gjelbëruara, gjithandej rreth liqenesh e lumenjsh! Ju lus, sofrat e begatë të Iftarit, shtrojeni larg syve të jetimëve, larg syve të jabanxhiut, larg skamnorëve, larg atyre që asnjëherë nuk përfytyruan të tilla tryeza të pasura.., pavarësisht se do i shtroni me lekët e tu.., pavarësisht se..,! Mos i shndërroni në sofra interesash dhe në koketime mburrjesh arrogante, mos i shndërroni në ‘Tavë turli e në tallava!’.
JU NËNA TË DËSHMORËVE TË VATANIT, URIME DHE PËR SHUMË MOTE MUAJI I SHENJTË I RAMAZANIT!
Burimi/Facebook


Leave a Reply