Është një ditë e bekuar, kjo lindje hyjnore e kësaj dite, për të kujtuar ditën e mësuesit, mësuesen e parë, profesorët e tu të nderuar që me fjalën e tyre të ngrohtë na drejtuan në jetë, rrugën ku jemi sot.
Kush ka qenë mësues apo pedagog apo një mesimdhënës arti, i cili drejton me metoda arsyetimi, nga fëmijët tek vehtja, kupton se çfarë dashurie të madhe transmetohet. I shihnim profesorët tanë të rrethuar nga nxënës e të rritur studentë dhe të mbytyr” nga pyetjet e tyre, dhe ja, sot që u rritëm dhe para teje kaluan dekada dhe ajo që ka ngelur në kujtesë është dashamirësia e tyre, kënaqësia e madhe e komunikimit me ta edhe kur kish leksione e biseda të gjata që do doja vërtet të përsëriteshin për atë përqendrimin dhe përkushtimin e atyre pedagogëve që su lodhën kurrë dhe madje dissa prej tyre vazhdojnë dhe japin akoma mësim ne fakultete.
Ka ngelur një vegim në kujtesën time nga mësuesja ime e parë Myzejen Senishti një grua e qetë e dashur deri në besimin që më kishte. I pëlqente shumë shkrimi im dhe shpesh më thoshte shkruaje të gjithë në tabelë, ta shkruanin dhe të tjerët. Ndonjëherë në pushimet me thoshte:- shko pak në shtëpi dhe me shiko gjellën në zjarr. Ky ushqim shpirtëror që na ndjek tërë jetën. Dhe si tha Hipokrati:- ushqimi është ilaçi ynë i preferuar..
Dhe duke u rritur kuptuam se këta mësues ndiheshin të identifikuar me shpirtin tonë, ishin po aq të thjeshtë në jetën e tyre të përditshme, por të mençur, që shpesh i shihnim me kokë nëpër libra. Sa me fat e ndienim veten kur na trajtonin si të mëdhenj, na dëgjonin me kujdes, madje të palodhur. Sot, shumë prej tyre janë me thinja të bardha ose pa flokë, por kujtesa jonë për ta ngelet si një kujtim i bukur në mirësinë e tyre njerëzore në fisnikërinë e tyre ku disa prej tyre i kemi sot edhe shok e miq të mirë e të besuar. Njerëz që me besimin e tyre tek ne kanë rikthyer vlerën e madhe të dashurisë njerëzore, atë kuptim që për mua është çelësi i artë dhe shërimi i mbarë njerëzimit.
Është kaq emocionuese kur i gjithë investimi që kemi bërë për të marrë një arsim nuk ishte vetëm shkolla, por komunikimi me këta njerëz të thjeshtë mendjendritur, shpirtbukur e të palodhur për të na përcjellë njohuritë e tyre. Dëgjimi i tyre i palodhur me ne.
Dhe sa e rëndësishme është sot të dëgjimi me vehten, me familjen, mjedisin. Nuk mund të mos kujtosh se në këtë ditë të mbushur me befasi urimesh, të mos kujtosh profesor Ass Përparim Kabon këtë DIJETAR MENDIMI të Dritës së brezave të kaluar dhe të ardhshëm, këtë NJERI të Madh, krijues të palodhur, që thotë:- se njerëzit e artit kanë një kalendar tjetër, të tyren. Ditët nuk kanë emra të zakonshëm apo edhe një shpirt të zakonshëm, janë ditë kalendarike frymëzimi dhe si të tilla dielli i tyre lind ndryshe, ai vjen nga kreshta e shpirtit udhëtim në hapësirat e krijimit dhe në muzg ka meditim të asaj që edhe ne gjume vazhdon te krijoje…! Është një shprehje që të motivon sa herë e kujton.
Apo profesor Mjeshtrin e Madh Miho Gjini BUDËN e Kohëve Moderne. Ky njeri brilant që me thjeshtësinë e tij është një krijues i përsosur i së vërtetës në mënyrën e tij më befasuese dhe te habitshme shkurt dhe që së shpejti do të botojë librin e tij me kritika në skenën e artit që mezi pres ta shoh të qarkullojë. Zyshên e yjeve Marjeta Marjeta Kellezi. Njê mësuese dhe grua e rrallë që ruan akoma fletoret e nxënësve të saj.
Do të kujtoja edhe miken time të mrekullueshme dr. Mimoza Ahmeti duke e falenderuar për bashkëpunimet brilante tona, mendimet e saj tepër të avancuara ndërdimesionale, por edhe ata profesorë që u takuam sado pak në kohë por që ngelën në kujtesën tonë.
Dhe ky 7 Mars i shënuar, na bashkon për të gjithë mësuesit pedagogët dhe gjithë ata që takova në jetë, një mirënjohje të madhe dhe të pafundme, në këtë ditë të bukur dhe qiell të kaltër me një urim pranveror.
Për të gjithë mësuesit.
Me shumë dashuri.
Mirënjohje Irina Hysi


Leave a Reply