I tregoni Adem Jasharit qe isha ne Drenicë
Me veti e mora dëshmorin Zahir Pajazitin
Aty sjella pak gjak të dëshmorëve për dëshmor
Me veti mora fjalën e shkruar për ju të bërë kurorë.
Nga Llapi iu sjella pushkën e trimave te Malësisë
Një shami të kuqe iu kam sjell motrave drenicake
E kam një letër të bardhë të shkruar me dhimbje te trupit
Amanet të ma ruani popullin e lirinë të ma lartësoni.
Erdha nga larg për të thënë fjalën e kohës për kohë
Nuk jam vetëm jam me frymën e përgjakur të jetës
Në dritën e diellit lartë në qiell është qëndisë flamuri
Po m’i tregoni Adem Jasharit se jam këtu në Drenicë.
Në Llap vie era liri që është Drenicë edhe në Llap
Ne Drenicë shoh trimërinë e Zahir Pajazitit nga Llapi
Me sytë e mi shoh pushkën qe na e sjelli lirinë
Këtu ne Drenicë atje në Llap është tokë Shqipëri.
Gjaku juaj dëshmorë është i lartësuar gjer në qiell
E pena jonë është dhuratë nga vet Perëndia jonë
Por ne jemi të vegjël përballë lisave të lartësuar
Por nga të ftohtit qe kemi ne duhet për te shkruar.
Rudi Berisha, 2023
Burimi/Facebook


Leave a Reply