
Tokio-Kryeministri japonez Shinzo Abe i mbijetoi për mrekulli një aksidenti automobilistik. Makina me të cilën po udhëtonte kryeministri u përfshi në një aksident së bashku me disa makina të tjera.
Incidenti ndodhi në një autostradë në Tokio. Përplasja në seri, përveç limuzinës me të cilën udhëtonte Abe, përfshiu dhe tri makina policie. Dy truproja të kryeministrit kanë pësuar plagë në fytyrë.
Autokolona ishte nisur drejt një parku në qendër të Tokios për një tubim masiv, ku do t’i bëhej thirrje Koresë së Veriut të kthejë shtetasit japonezë aty.
/Shekulli Online/Përgatiti: A.Zh/
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply