LONDËR- Një çift, burrë dhe grua u gjetën të vdekur në një pishinë të një hoteli luksoz dhe shumë i njohur në Angli.
Dyshja, burri rreth 30-ve dhe vajza rreth të 20-ve u gjetën nga të disa të ftuar në hotel, gjatë orëve të vona të ditës së djeshme. Personeli i hoteli dhe ambulanca u përpoqën që t’i kthejnë në jetë, por më kot dy personat kishin ndërruar jetë.
Çifti besohet të jenë nga Londra dhe policia konfirmoi se ata ishin duke qëndruar së bashku në hotelin luksoz Essex, i njohur për organizimin e ngjarjeve të mëdha dhe dasmave të personazheve të njohur.
Hetime të deritanishme nuk kanë dalë në një konkluzion përfundimtar për rrethanat e vdekjes, është aksidentale apo ka të tjerë që fshihen pas ngjarjes. Ata kanë rekrutuar personat drejtues së hotelit për hetimin e ngjarjes. Ky hotel është një nga më të njohurit në Angli, që daton prej vitit 1322.
/Shekulli Online/Përgatiti:E.Sh/
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply