Dashi
Gjate kësaj dite duhet te përfitoni sa me shume qe te mundeni nga klima e ngrohte qe do mbizotërojë ne lidhjen tuaj. Flisni hapur edhe për disa tema delikate qe me pare nuk guxonit t’i përmendnit. Beqaret nuk do kënaqen nga takimet qe do kryejnë dhe për pasoje nuk do mendojnë te krijojnë lidhje me ata persona. Për financa te mira duhet ta menaxhoni me kujdes buxhetin.
Demi
Një fllad romantik dhe emocionues do fryje gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do ndiheni me te plotësuar dhe do përjetoni emocione pa fund. Beqaret nuk duhet ne asnjë mënyrë te bëjnë çmenduri vetëm për te krijuar një lidhje sepse do pendohen shpejt. Ne planin financiar, kombinimi i yjeve do favorizoje një situate te qëndrueshme dhe te qete. Nuk do keni frike te bëni shpenzimet e nevojshme.
Binjaket
Ndikimi i yjeve ne jetën tuaj ne çift do jete pozitiv sot. Ata do iu krijojnë një ambient romantik dhe harmonik ne mënyrë qe te ndiheni te plotësuar. Beqaret as sot nuk do dëshirojnë te fillojnë një lidhje, me pretekstin se ndihen mire edhe vetëm. Ne planin financiar do kryeni transaksione me rëndësi te cilat do e stabilizojnë mjaft situatën. Vazhdoni ne këtë rruge.
Gaforrja
Marsi, planeti i dëshirave dhe seksualitetit do ndikoje mjaft tek jeta juaj sentimentale. Gjerat ndërmjet jush dhe partnerit do shkojnë me mire sesa i kishit menduar. Beqaret nuk duhet te veprojnë pa u menduar sepse do bëjnë disa gabime te pafalshme. Ne planin financiar duhet bere sa me shpejt një riorganizim i situatës. Vetëm ne këtë mënyrë do arrini te shpenzoni për ato qe iu duhen.
Luani
Ka mundësi qe sot te ngrini shume dyshime për vazhdimësinë e lidhjes qe keni krijuar. Nuk iu ka pëlqyer aspak sjellja e partnerit tuaj kohet e fundit dhe kjo ua ka trazuar mendimet. Flisni me qetësi me te. Beqaret do jene si ne ajër dhe nuk do arrijnë te krijojnë një lidhje te qëndrueshme. Financat do jene te paqëndrueshme. Do bënit mire te ulnin paksa shpenzimet.
Virgjeresha
Edhe sot do keni disa divergjenca me partnerin tuaj te cilat do iu bëjnë te jeni te mërzitur gjithë ditën. Tregohuni me realiste dhe me te kuptueshëm nëse doni pak qetësi. Beqaret duhet ta kërkojnë dashurinë jo te presin qe ajo t’iu bjere nga qielli. Ne planin financiar do keni një problem për te zgjidhur, por me pak mundim e maturi do ia dilni mbanë me sukses.
Peshorja
Dite paksa konfuze kjo e sotmja për te dashuruarit. Mendohuni mire para se t’i thoni diçka partnerit sepse ai mund t’ua marre për keq. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim sot, por nuk do arrijnë dot ta gjejnë atë qe kane ëndërruar. Nuk ka ardhur ende koha për te filluar një lidhje. Ne planin financiar duhet te bëni disa zgjedhje te vështira te cilat do ua ndryshojnë situatën.
Akrepi
Jeta ne çift do jete me e qete sesa ju e mendonit sot. Nuk priten as debate dhe as pasion i zjarrta, prandaj merrini gjerat ashtu si t’iu vijnë. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim, por as sot nuk do e gjejnë atë qe kërkojnë. Yjet këshillojnë te mos i humbni shpresat sepse shume shpejt jeta juaj do marre një tjetër drejtim. Financat do i menaxhoni me shume kujdes. Bravo!
Shigjetari
Prezenca e Venusit do iu garantoje një mjedis te ngrohte ne çift dhe te mbushur me emocione. Shfrytëzojeni çdo moment kur te jeni pranë partnerit dhe shprehjani atij ndjenjat. Beqaret duhet te përgatiten për një surprize te madhe qe do ndodhe rreth orës 15-16. NE planin financiar duhet te bëni pak ekonomi ne mënyrë qe te arrini ta stabilizoni situaten.
Bricjapi
Jeta ne çift do jete një rutine e vërtetë sot. Duhet t’i shtoni pak me tepër dozat e imagjinatës nëse doni qe entuziazmi te rikthehet. Beqaret do kenë shume pune për te bere dhe nuk do gjejnë kohen e duhur për t’ia kushtuar kërkimit te dashurisë. Financat do kenë mbështetjen e yjeve. Nuk do keni as vështirësi te mëdha, por edhe as përmirësimet qe keni pritur.
Ujori
Dite e bukur e me fat kjo e sotmja për te dashuruarit. Disa do realizojnë edhe disa plane qe kishin bere dikur dhe do dihen akoma me mire. Edhe personat qe kishin pasur mosmarrëveshje do e sqarojnë situatën. Beqaret do fillojnë një histori dashurie mjaft serioze. Ne planin financiar duhet me tepër maturi dhe kujdes. Mos bëni gabime për te cilat do pendoheni.
Peshqit
Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Partneri do iu surprizoje ne çdo moment dhe do iu beje te ndiheni me se miri. Beqaret do jene me entuziaste dhe me ne humor se kurrë me pare. Jo vetëm qe do takoni një person interesant, por mund te filloni edhe një lidhje. Financat do jene paksa problematike, prandaj bëni shume kujdes.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply