Ura mbi lumin Buna me gjatesi 300 metra që do të lidhë Shqipërinë dhe Malin e Zi do e kthejë Shkodrën në qendrën e zhvillimit rajonal. Benet Beci, ideatori dhe hartuesi i Projektit të urës mbi lumin Buna, deklaron se ky projekt do të ketë impakt në unifikimin e turizmit në zonë dhe do të ndikojë në zhvillimin dhe lidhjen më të madhe të komuniteteve mes dy vendeve.
Në një intervistë për RTSH nga Podgorica, Beci tha se ky është investimi më i madh që ndodh në Shkodër dhe se kjo marrëveshje do të riaktivizojë lidhjet e hershëm që kanë pasur dy shtetet.
“Ky projekt do të sjellë një ndryshim të “lojës” turistike në zonë. Deri tani kemi pasur një turizëm lokal dhe me hapjen e urës do kemi një ofertë turistike që është unike. Shkodrat ka pasur prej kohësh shumë më tepër pika doganore dhe shumë më tepër lidhje që kohët e fundit kanë nevojë të riaktivizohen. Sot sjellim një marrëveshje mjaft të rëndësishme për hapjen e pikës doganore që është në funksion edhe të kësaj ure. Nuk ka më ndërhyrje sporadike në Shkodër, nuk është vetëm një urë, por është një koncept tjetër, ku Shkodra do të jetë qendër e zhvillimit rajonal”, tha Beci.
Burimi/rtsh-shkodra.tv/


Leave a Reply