Mbrëm në skenën e Athinës
Një spektakël me të vërtete i rrallë, që sjellë në Athinë VIKTOR ZHUSTIN e Teatrit Kombëtar, pasi ai ka interpretuar dhe “Mbretin Lir”,-një nga kulmet e dramaturgjisë dhe të aktrimit, do të ishte mbrëm një sukses i meritur, jo vetëm i tij, si njeri prej artistëve tane brilant të skenës e të ekranit, po edhe i një regjisori befasues si Leka Bungo, realizuar në Teatrin “BYLYS”të Fierit dhe shfaqur në Teatrin komod“Miki Theodhoraqi”, me interesimin e shoqatës “Apollonia” e të Ambasadës Shqiptare në Athinë. Duke i folur kohës sonë në nje retrospektivë dramatike, me tone sarkastike të trishtuara, për të kaluarën tronditëse komuniste, në dyanshmërinë e njeriut, përmes një shkrimtari profesionist, i cili nuk ka mundur “të shkëlqejë” në ato rrethana të ideologjizuara e të politizuara, por që befas, “zbulohet” se mendimet e tij të asaj kohe paskeshin “vlerë inverse”, të një krijuesi me parime e filozofi të kundërta, që vlente edhe të përndiqej! “Shtirrjet” përbrënda “guackës” së tij, përbëjnë edhe “shtratin” e këtij subjekti domethënës së një jetë të tërrë, që i bëhet edhe “autopsia” para syve tanë. Kur edhe “injorimi” që u bënë të tjerëve janë pjesa e tij “më e errët” e po aq e vërtetë. Dhe kur e gjithë jeta shoqërore, pra edhe ajo e tij,- eshtë e survejuar dhe e rezikuar! Në një BALLKAN me paragjykime etnike e vrastare, ku “fitilat e barutit” rrinë përherë të ndezura e shumëkush është gati t’i nxjerrë sytë njëri-tjatrit..
Dramaturgu Serb Dusan Kovaçeviç (që na vjen me një përkthim të Timo Fllokos), zbulon fallcitetin njerëzor, djabolizmin e një shteti totalitar policoro-ushtarak, dualitetin e individit, shtirrjen e madhështisë, nëpërmjet nje suzheti po aq befasus e agjenturor, paralelisht me veprimtarinë mediokre letrare të një “PROFESIONISTI”të asaj kohe, me dy botime gjithësejt , ndërkohë qe “Agjenti Policor” ka mbledhur një “bibliotekë të tërë” të llafollogjisë së tij të pafundme që pështjellin jetën e veprimtarinë e tij letrare të survejuar.Njëkohësisht dhe me injorimin që i bëhet lirisë krijuese të personit, i cili përndiqet gjithëheri e është përherë në “tehun e thikës”, brënda një “rrjeti merimangash”. “Pseudoshkrimtari”,-le ta quajmë pikërisht kështu,- ndodhet në pragun e një jubileu fatkeq, tek dëgjohen vetëm gishtrinjtë e tij mbi tastjerën e makinës së shkrimit, disa qenë që lehin e ca përqeshje urimesh të deformuara,-mjete shprehëse, me të cilat, regjisori Leka Bungo, shtjellon atmosferën groteske mbi seriozitetin e rremë të kësaj madhështie, kur telefonat bien pa pushim dhe e “shqetësojnë autorin e madh”edhe tek dera e zyrës!Subjekti tragjikomik që mund të degradonte në aspektin thjesht policor të një dedektivi, është dhënë me një realizëm të kulluar , me zhbirime psikologjike, me fakte, ngjarje e detaje, me kalime befasuese, po edhe në tone sarkastike. Ashtu siç është edhe vet jeta në dyanshmërinë e saj, si edhe me ato zhgënjime vrastare të jetës së zbrazur e pa ideale të vërteta. Aq të domosdoshme për skenën, po edhe për spektatorin që ka mundësinë t’i “hedhë një sy edhe vetvetes”, (pse jo!), dhe që e hasë për ditë (bile edhe sot) këtë lloj dualiteti gërryes e shkatrimtar të personalitetit….
Të dy aktorët që e mbajnë “të ndezur” dramën retrospektive që shpaloset këtu,si në dramat e Ibsenit, kaq natyrshëm, Viktor Zhusti e Astrit Hasani, dinë të krijonë atë bindje rrëqethëse e tragjikomike njëherësh, se kështu ka ndodhë e jo ndryshe, kur jo vetëm shkrimtari , po çdo njeri duhet të mos dalë nga vetja, nga parimet bazë të jetës, nga bota reale e mardhënia reale, pa e krijur atë që quhet “Bota e Gënjeshtërt”, në një realitet të dytë, që sajohet prej “palës tjetër” regresive!. Hasani e jep mirë këtë vuajtje të dyanësisë, duke pësuar rrënie pas rrëniesh në “njohjen e vetvetes”, si një dallgëzim që e përul e i’a heq rrobat e trupit , si t’i “zhvishte” edhe lëkurën e trupit(!)). Ndërsa aktrimi i Viktor Zhustit, të befason e të tronditë njëherësh, me “Shpirtin Djabolik”, me inteligjencën e zbërthimit gradual të rolit të tij të “shumfisht”,poliedrik, duke e “rikrijuar”figurëën artistiike, fare i qetë së jashtmi, realitetin e dytë të ketij shkrimtari, e jo pa mundime, vuajtje e befasime, duke e “zhveshur lakuriq”veten, edhe ai,sikundër heqë, po njëllojë si tjetëri, njëra pas tjetrës, rrobat e trupit , gjersa diku afer zemrës, mbetet i dukshëm e është i lidhur revolveri. Ndërkohë, psikologjikisht, nuk është vetëm kryepolici, hetuesi, zbuluesi, fiksuesi , po edhe njeriu që do ta ndjeje edhe ai keqarrdhjen dhe orvatet të ndikojë, sado pak, pozitivisht tek njeriu i mjerë që ka përpara. Kur e ka edhe ai një djal qe rezikon e i dhimbset ndërkohë që “humnera” e tjetrit, në atë zgrip të trishtë bëhet e dukëshme dhe alarmonjëse! Një aktrim i mrekullueshm, me motive psikologjike kontraverse, kur në qetësinë e jashtëme të një karakteri solid zbulohet edhe tek ai, jo vetëm kotësia, reziku, ana e kontraligjëshme politike, po edhe ana njerëzore…Gati të përlotet , tek jehona e”zërit të ndërgjegjes”, zbret thellë, në pentagramin e dhimbjes. Dy aktorët e tjerë Matilda Avduli e Artan Islami, në personazhet anësore,janë edhe këta, brënda kësaj atmosfere të pazakontë, me korektësinë e interpretimit të tyre….
Sa shumë nevojë ka Teatri ynë, po edhe publiku, për të tilla spektakle mbi “luftën” që bëhet parreshtur përbrënda kompleksitetit njerëzor, kur “bota vithiset”!
Athinë, 26 shkurtt 2023
Burimi/Facebook
Leave a Reply