Me anë të kësaj përshëndetjeje, dëshirojme t’ju urojme nga zemra “Gëzuar e 15-te vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës”!
17 shkurti 2008 do të mbetet një ditë e shënuar në historinë kombëtare të shqiptarëve, që mbylli kapitullin e hidhur të genocidit më të egër dhe politikës së spastrimit etnik të ushtruar prej një shekulli mbi një pjesë të rëndësishme të trungut të kombit tonë që nga Serbia e Karagjeorgjeviçit e deri në fundshekullin e kaluar të Serbisë së xhelatit Milosheviç.
17 shkurti 2008 do të mbetet një ditë e shënuar edhe për historinë e rajonit, i cili pas njëqind vjetësh është një hapësirë më e paqtë, më e sigurtë dhe më demokratike, sepse më në fund me pavarësimin e Kosovës i është dhënë një zgjidhje çështjes shqiptare në Ballkan.
E sot Kosova vjen ne 15 – vjetorin e saj me forte se kurre . E njohur nga shume e shume vende te botes. Ajo shume shpejt do behet pjesemarrse e te gjitha institucionet nderkombetare me te drejta te plota te pjesemarrjes.
Shqiptaret e Kosoves do te udhetojne te lire dhe pa viza, në vitin 2024. Ai gjak i derdhur nga djemtë më të mirë të atij populli nuk shkoi dem por kaliti dhe e beri me te forte shtetin me te ri ne bote. Ndaj sot jetojne te lire dhe gezojne Pavarsine e tyre.
15 pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, qytetarët e saj kudo ku ndodhen kanë rastin të përkujtojnë e përshëndesin vendet mike e aleate që nuk toleruan nëpërkëmbjen flagrante të të drejtave të njeriut dhe ndërhynë për të mbështetur luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificat e popullit kosovar për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë një prej padrejtësive më të mëdha historike në rajonin tonë.
Me kete rast Kryesia e shoqates “Alba – Dansk” u dergon urimet me te sinqerta krereve me te larte te shtetit´te Kosoves dhe te gjitha institucioneve te saj legjitime. Po ashtu edhe mbare popullit te Kosoves, familjes se Komandantit Adem Jashari,te familjeve te deshmorve te atdheut.
Urime dhe gezuar Pavarsine Kosove
Kryesia e Shoqates “Alba – Dansk”


Leave a Reply