Më 11 shkurt 2023, në Hotel Italia në qytetin verior të Italisë Novara u zhvillua një aktivitet përkujtimor me rastin e 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Organizator i këtij aktiviteti ishte shoqata e re e krijuar pak muaj më parë nga artistët shqiptarë që jetojnë në këtë qytet. Salla vërtet e bukur e akoma më shumë e zbukuruar nga dekori i përhershëm dhe dekori i përkohshëm, i realizuar enkas për këtë ditë përkujtimore. Kur po pritnim të fillonte aktiviteti, gazetarja Etleva Rrapa, e revistës “Marshi i Mërgimtarit” që botohet çdo muaj në Gjermani, intervistoi piktorin e skulptorin Ilirian Xhixha, e frymëzuar nga një skulpturë simbolike që prezantonte hartën e Shqipërisë dhe Kosovës të përshkuar nga i njëjti gjak, një etnos, një kulturë.
Anëtarët dhe aktivistët ishim të angazhuar për pritjen e të ftuarve dhe të publikut pjesëmarrës. Pas sistemimit të të pranishmëve, hapi siparin e eventit moderatorja Egla Teja Likaj. Shprehu mirëseardhjen për të gjithë dhe ftoi për një minutë heshtje në nderim të viktimave nga pasojat e rënda të tërmetit në Turqi e Siri. Për të thyer heshtjen, na ftoi të këndonim Himnet Kombëtare. Zëri kumbues i këngëtarit bas Artan Lika impononte ta shoqëronim kur këndoi Himin tonë Kombëtar dhe Himin e Italisë. Më pas, fjalën ia kaloi Presidentes së Bashkimit të Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Novara, poetes Trandafile Molla. Pasi përshëndeti të pranishmit dhe personalitetet dhe përfaqësuesit diplomatikë të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë, foli për rëndësinë tepër të madhe të 17 shkurtit 2008, kur Kosova shpalli Pavarësinë. Ajo theksoi se shfletimi i librit voluminoz të mundimeve, të dhimbjeve, të përgjakjes …, është detyrë e jona që t’ua ngulisim në kujtesë brezave. Zëri i të rënëve nga honet e lotët nga tmerret thërrasin nga honet, vazhdoi në fjalimin e saj. Ne duhet ta çmojmë në maksimum këtë liri që ka rrënjët në dhimbjet e travajet shekullore. Gjithë fjalimi i saj ishte një prozë poetike. Forca shprehëse e saj, ngarkesa e madhe emocionale, tonaliteti i lartë i retorikës, i dhanë nota sa prekëse, aq solemnitet referimit ë artistes Trandafile Molla.
Erdhi momenti kur në pozicionin oratorit të konferecës doli Zëvendëspresidenti i “Zërit të Mërgimtarit, Myftar Gjonbalaj. “17 Shkurti 2008 është një ndër datat më të lavdishme të historisë sonë kombëtare,” – e cilësoi shkrimtari i talentuar ditën e shpalljes së Kosovës shtet të pavarur. Këtë e quajti kurorëzimi i një marrshimi të gjatë e të mundimshëm, derisa Lufta e Kosovës në këtë fillim shekulli i dha fund sagës së gjakut të derdhur për liri. Oratori ishte përgatitur me shumë vetëdije e, para së gjithash, me shumë përgjegjësi, për të shprehur me data e shifra ecurinë e këtij marrshimi dhe bilancin dramatik të pasojave të përndjekjes, dëbimit, burgosjes, ekzekutimit e zhdukjes së pjesës vitale të popullsisë shqiptare nga represioni i egër i ushqyer e ushtruar nga urrejtja e nacionalizmi serb. Më 1974 Kosovës iu dha një farë autonomie. Më 1989 kjo autonomi i mohua dhe nisi fushata ndëshkimore nga makina e dhunës deri në krimet më çnjerëzore kundër pjesës më të brishtë të popullsisë, si gratë e fëmijët e deri tek masakrat e varret masive. Profesori i nderuar tha që më 2005 filloi procesi i Pavarësisë. Ky proces kulmoi më 17 shkurt 2008, ku si shprehje e vullnetit të popullit u shpall sovraniteti e atij iu kthye dinjiteti që meriton. Këtë e tregojnë edhe gjashtë yjet në flamurin e Kosovës, të cilat simbolizojnë gjashtë etnitë që bashkëjetojnë në shtetin e Kosovës së lirë. Këtij dinjiteti e Ditës së Pavarësisë poeti Myftar Gjonbalaj i ka kushtuar një poezi dhe e lexoi para publikut.
Tepër i emocionuar përshëndeti me pak fjalë, por me shumë domethënie, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosëvës në Milano, zoti Diamant Kastrati, kur përshkroi flamujt e shkrirë në logon e eventit. Një 15-vjetor prekës e simbol lidhjesh e krenarie përkujtoi edhe koordinatorja e Konsulatës së Republikës së Shqipërisë në Milano, zonja Luljeta Cobanaj, sepse pikërisht që atëherë konsullatat e dy shteteve janë vendosur në të njëjtën adresë.
Me shumë admirim të pranishmit pritën përshhëndetjet që sollën nga atdheu ynë disa të ftuar. Poeti Hamdi Hysuka, Kryetar i Klubit Letrar “Pjetër Budi” në Burrel, foli për të njëjtin atdhe, për të njëjtin flamur … Më pas lexoi edhe një poezi kushtuar lirisë së Kosovës. Në event kishin ardhur edhe dy personalitete të Klubit Letrar “Naim Frashëri! në Përmet. Në fillim foli Kryetari i këti Klubi, zoti Ligor Shyti. Solli konsideratat e tij për popullin e Kosovës, rezistencën dhe gëzimin e fitores, të cilën e quajti fitore të gjithë shqiptarëve. Më pas përgëzoi popullin e shtetin italian për një përkujdesje ndaj tij, në një moment të vështirë. Përshëndetje të ngrohta solli nga atdheu edhe Sekretari i këtij Klubi, poeti Janaq Jano. Për të pranishmit recitoi poezi nga libri i tij.
Përsëri, protagonist u bë këngëtari profesionist Artan Lika. Na ftoi të këndonim në kor këngën kumbuese “Për ty, Atdhe”, e cila i shoqërua e pasua nga duartrokitjet.
Pati edhe disa përshëndetje të personave të tjerë, ku veçoj atë të babait të familjes nobile Ndue Pal Qokaj. Bashkëshortja e tij këndoi një këngë që ngjante si miuzikol. Më pas Stela kërceu vallen e Rugovës. Ata kishin ardhur enkas Nga Lozana e Zvicrës ku jetojnë. Përshëndeti edhe Kryetari i Lobit Euroatlantik, zoti Shukri Ymeri, ku theksoi se gjëja më e natyrshme është të shkruaj për shqiptarët, për shqiptarinë … Ai theksoi se ne vazhdojmë atë detyrë që na lanë rilindësit tanë në gjysmëshekullin e njëzetë.
“Kur do të takohemi, se na mori malli?” – tha një shprehje Sekretari i “Zërit të Mërgimtarit”, poeti Tomorr Dyrmishi. Kjo shprehje u bë shkëndijë të fillojnë lëvizjet për organizimin shoqëror. Ai theksoi se motivet tona i gjejmë tek rrënjët tona, tek etnia, tek kultura jonë shumëshekullore. Prioritet na ngelet detyrë që të stimulojmë talentet e reja. Pastaj ftoi bashkëshorten të recitojë një poiezi. Pati rastin të recitojë një krijim të sajin edhe poetja e re dhe ambicioze Mimoza Selmani. Një prëshëndetje solli edhe një bashkëpunëtore e gazetës “Rrënjët”.
Të gjithë vumë re një fakt. Çifti adrenalinitik Baja-Molla ishin angazhuar totalisht dhe familjarisht. Patëm edhe rastin e bukur të ndienim mikpritjen dhe gjestin e tyre tepër fisnik.
Burimi/Facebook


Leave a Reply