. (Nostalgji )
25 vjet ma pare, si as i pari dhe as i fundit, mora rrugen e kurbetit dhe u bashkova me djemte e mi (shku ne vazhdim te eksodit) ne Itali. !
Po miqt e mi? Po rruga jeme ku linda e u rrita?
Na ishte njihere nji mahalle!
Na ishte e na kishte familje me shpi, ku sejcila kishte simbolin e dashnine e saj, me perbamje me njerez te ndershem; punetore, zanarçije, artiste e nji parodist, dy aktore teatri, nji doktor e infermjer, mesues e mesuese, muzikante, oficier e sufler, nepunes, nji deputet e nji minister qe ishte burre shteti ashtu si duhet!…
Ne nji dite te bukur te kesaj vere qe lame mrapa ,gjendem ne rrugen teme.
Takoj kojshine e vjeter, mesuesin ne pension Andron!..Po ai Andro si gjithmone i qeshun e me humor.
Iken te gjithe me thote! Prej kujt ?, i them..
– Prej pasigurise per jeten, prej papunesise, prej vorfenise,se atdheu nuk braktise askend,ate po e braktisin vete njerezit!
Ne kete mahalle, ku çdo shpi kishte nji mand, nji fik e nji komik e ku humori nuk mungonte kurre, mungojne sot shume familje te vjetra…
Ndonji ka mbyll jeten ne boten tjeter (RIP), shumica ne enigracion e ndonji ne tjeter qytet apo ne kryeqytet!.
E kalumja asht e shtrejte!Ju ktheva edhe njihere asaj!.
Kujtojme me Andron disa:
Familjet Kraja, Ashta, Shllaku, Guli (pjeserisht), Kumrija, Vasija, Tukja, Luka, Gera, Pellumbi, Gajtani, Prela, Kodheli, Bushati, Mirashi etj.etj.(gjithsejt 27 familje)!
Ne rrugice mungon gjallnija e ka pak femije.Ma shume te moshuem ,pleq e plaka!
Po ku asht brezi i ri?
Jo te gjitha te keqijat vijne per te damtu!..Fati troket ndonjihere edhe ne dere!
Pak kane shku ne Greqi, shume ne Itali, disa te tjere ne Gjermani!…Po ata te dy? ne Amerike!..Dy te tjere ne Australi! Po ti, ai, une..filani..shpernda ne te gjithe boten!..
*
Ne foto qe shihni ishte nji nder shpijat e bukura te mahalles Gerej.U ndertu ne kohen e Italise prej mjeshterve italiane. Por sic shihet sot ka fatin e Kafes se Madhe, si shume shpi tjera ne qytetin tone!Kjo sepse vdekja keto kohet e fundit po nxjerre ne pah jo pak trashigimtare te keqij (mashtrues e hilexhi)!..
Mos te harrojne shprehejen e popullit se harami asht haram!.
L.L. Zvicer ,kallnuer 2023

Burimi/Facebook


Leave a Reply