Lëpusha është një prej destinacioneve turistike të viteve të fundit në Shqipëri, qoftë në sezonin e verës ashtu edhe në dimër, ku zona është e mbuluar nga bora.
Një prej operatorëve turistikë në zonë, Lenadër Cekaj tha për MCN Live se një nga problemet e vetme të Lëpushës është energjia elektrike e paqëndrueshme dhe mungesa e akomodimit më të madh.
Po ashtu ai u shpreh se do ishte mirë që turistët të kishin një pistë skish apo një teleferik.
Në krahasim me sezonet e tjera dimërore ka më pak dëborë. Shpresoj të ketë dëborë të vazhdueshme në trashësi më të madhe. Kemi disa ndryshime. Gjatë verës kemi një kapacitet shumë më të madh, sepse banorët kthehen nuk i mbyllin bujtinat, kanë kushtet.
Për momentin jemi në 2-3 bujtina maksimumi, që janë funksionale gjatë 12 muajve. Mund të shkojmë deri në 100-150 persona. Pjesa e rrugës është shumë e mirë, mirëmbahet shumë mirë. Ka makineri që e mirëmbajnë.
Problemi kryesor që është në Lëpushë është energjia elektrike që është e paqëndrueshme. Mundohemi t’i mbajmë gjeneratorët aq sa mundemi. Ka shumë agjenci që bëjnë vizita qoftë një ditore, qoftë dy ditore. Ka shumë organizim sidomos vitet e fundit. Nuk kam dëgjuar asnjëherë ngjarje kriminale. Zona e Kelmendit është ndër zonat më të mira. Janë njerëz shumë të mirë, të dashur, dhe s’kanë pasur asnjëherë problematika qoftë me turistët e huaj, qoftë me turistët vendas.
Ka shumë turista që janë shtuar gjatë dimrit. Që të ketë turizëm të mirëfilltë duhet akomodim më i madh. Duhet që turisti të ketë një pistë skish apo një teleferik. Infermierja në fshat është për të dhënë ndihmën e shpejtë. Spitali më i afërt është 20-25 larg nga këtu. Në verë kemi turistë nga të gjithë shtetet, në dimër kemi turistë nga Zvicra dhe Gjermania. Mungesa e stafit është shumë e madhe”.
Burimi/Shkoder.info


Leave a Reply