Ulur nè lèndina gjergjefe tuj thur
Dhe ne endrra flisja, nuk do plakem kurrè
Tani pranè oxhakut protestoj me vete
Ishe vajze çapkene, e botes u trete.
Tym e prush n’oxhak me djegin si prush
M’flet me ironi, thoshe s’plakem kurrè
Sa herè nga oxhaku,prushi me ngacmon
Gacat zjarr te kuqe, nè rini me çojnè.
E ç’du ma nga jeta, gjithshka me ka dhènè
Nè ball tè oxhakut e kam zèn njè vend.
Ca kèrcunj shikoj si digjen e treten
Sikur une dhe ti e mbaruam jeten.
Rrime nè krye t’vendit, ulur n’ball t’oxhakut
Kujtojme ditet tona, té plakès e t’plakut.
Ehh ktè pleqerinè askush nuk e don
Jeta s’èshte e gjatè, lum kush e jeton.
Edhe pse n’mbarim perseri e dua
Jetova ne ty e jeton né mua
E kjo eshte pleqria qé dikur na vjen
Mos me pyetni fare se sa mè pelqen.
Janar.2023. Londer. B. Malaj.
Burimi/Facebook


Leave a Reply