Se sa me rëndësi dhe i zhvilluar ekonomikisht ka qënë Berati e tregojnë veprat e shumta që janë ndërtuar gjatë 24 shekujve pa ndërprerje të jetës qytetare. Ky zhvillim është pasqyeuar edhe nga veprat e artit , arkitektura, artizanati, veprimtaria letrare etj. Por objektet e veçanta që vetem nga një kanë patur disa qytete, janë kullat e sahatit, që Berati ka pasur tre të tilla.Kulla e sahatit të parë (foto 1) është ndërtuar në shekullin e XVI në mes të pazarit të bulmetit, dhe u rënua rreth vitit 1914.
Sahati i dytë, (foto 2) ai i Çelepiasit u ndërtua pak vite më vonë se i pari pranë xhamisë së Hysenj pashës (ose xhamia e sahatit). Ky sahat jetoi deri 1969 ku u prish (në vënd që të restaurohesh) sepse kishte disa çarje në mure. U rindërtua në vitin 2021.
Sahati i tretë (foto 3) u ndërtua kur u ndërtua godina e Bashkisë, fillimet e shekullit XX me një arkiteturë neoklasike , shumë e bukur për kohën. U vendos dhe një kullë sahati mbi çati rreth 3-4m e lartë. Kjo pati jetë të shkurtër mbasi u dogj, së bashku me godinën e Bashkisë edhe sahati.


Burimi/Facebook


Leave a Reply