Te gjitha mjetet qe kane ne dore po i perdorin serbet per ta mposhtur KOSOVEN e per ti kthyer “tokat e gjysherve te vet” perseri nen Serbi.
Ne kete perleshje qensh po implikohen edhe te tjere qe nuk duhej te ishin asesi ne kete fushe-betejë.
E habitshme shume por bie ne sy deklarata me e fundit e KFOR-it,ne te cilen hapur eshte thene se “po shqyrtohet kerkesa e Serbise për dergimin e trupave ne Kosove”.
Kjo deklarate e padrejte dhe e pamenduar mire i ka krekosur serbet dhe i ka sherbyer konfliktit i cili asesi nuk duhet te filloje.
Pse shkoi problemi deri ne kete derexhe.?
Opozita ne Kosove po perpiqet te ja hedhe fajin qeverise duke e akuzuar se per disa llamarina u provokua Serbia e punet shkuan aty, ku nuk mban me.
Per mendimin tim argumenti eshte shume foshnjor.
Serbia gjithmone, por sidomos pas pavaresise se Kosoves ka qendruar me pishtar ne dore e ne mos targat,do te kishte gjetur nje targe tjeter, si e si per ta nxitur e ushqyer konfliktin me Kosoven,me mendjen e ngritur tek TREPÇA E UJMANI,pa te cilat Kosova e ka shume veshtire te mbijetoje.
Ne kete pazar interesash,kryesore mbetet TREPÇA,rrotull se ciles vertiten aleanca politike te te gjitha niveleve e tashmë ne loje jane me te fortit e botes.
Nga njera ane eshte KINA E RUSIA e nga ana tjeter Europa dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Per te mbrojtur interesat e veta lozin te gjithe e fatkeqsisht perfaqsuesit e tyre,me kalimin e kohes fillojne e mbajne ere sepse nuk kane qene te ndershem dhe i kane sherbyer kryesisht Serbise.
Pas largimit nga bisedimet Kosove-Serbi te perfaqsueses se Bashkimit Europian pata shkruar artikullin “Nje ore florini ne doren e zonjes MOGHERINI”.
Kjo ndermjetesuese e larte, hapur mbrojti ne bisedime,interesat e Serbise dhe kete loje me vone e beri edhe perfaqsuesi i SHTETEVE TE BASHKUARA TE AMERIKES,RIÇARD GRENELL i cili u fotografua ne nje jaht luksoz ne Danub,duke u harbuar me ministrin e propogandes te presidentit Millosheviq,presidentin aktual te Serbise,ALEKSANDER VUÇIQ.
Te gjitha shanset jane, qe ne kete rruge mund te jene futur edhe te tjerë.As Borelli,as Lajçaku e mbase edhe ndokush tjeter nga SHBA,tek i cili shqiptaret ruajne ende shprese,nuk jane te imunizuar nga korrupsioni.
E rendesishme eshte te jemi te vetedijshem se korrupsioni eshte semundja me e rrezikshme e kohes dhe nga ajo nuk mund shpetoje askush.
Thuhet se Serbia ka futur ne loje miliona dollare e viktime e kesaj oferte te majme mund te bjere sejcili prej politikanve perendimore e lindore qofshin qe jane angazhuar në bisedimet Kosove/Serbi.
Perballe ketyre shumërreziqeve nuk mund te ja dale ne krye vetem KOSOVA.
Ne shqiptaret,o sot o kurre, duhet te behemi bashke dhe jo vetem me fjale e me deklarata.
Kosova nuk eshte vetem e VJOSES DHE E ALBIN KURTIT.
Keto dy politikane te larte po luftojne me dinjitet e pas tyre duhet te jete,dora e ngrohte e krejt politikes shqiptare.
Nje shqetsim i madh mbetet per shqiptaret,qendrimi me dy standarte i Europes se Bashkuar.
Ajo ka qenë tolerante per shume e shume vite e dekada me Serbine dhe shtypese e kerkuese per shqiptaret te cileve vazhdimisht i kerkohet te bejne leshime.
I kerkohet te leshojne edhe per asociacionin duke bere sikur se dine se nje bashkesi e tille komunash nje etnike eshte ne kundershtim me vendimin e Gjykates kushtetuese te Kosoves dhe çon ne menyre automatike drejt bosnjezimit te saj pra drejt ndarjes se teritorit ne vija etnike.
Krijimi i kesaj bashkesie te komunave me shumice serbe i hape rrugen Rusise te penetroje ne zemer te Ballkanit perendimor si dhe te marre ne çfrytzim TREPÇEN e pasur me polimetale te rralla e te kerkuara nga industrite e vendeve me te zhvilluara te botes.
Po artikulohet nga diplomacia europiane perfundimi se 10 komunat me shumice serbe nuk jane njeetnike duke ulur peshen e vendimit te Gjykates kushtetuese te Kosoves per kete çeshtje.
Eshte e vertete qe ne keto 10 komuna me shumice serbe mund te kete disa syresh edhe me banore te minoriteteve te tjera por ne te gjitha keto komuna, vendimarrja i perket minoritetit shumice qe ne kete rast jane serbet.
Jam i mendimit se ndaj Kosoves nuk duhet ushtruar presion per asociacionin edhe per nje arsye tjeter,
Sipas diplomatit Shaban Murati, ne mes te Rusise e Serbise ka vendime te parlamenteve respektive te cilat e legjitimojne bashkimin ne mes ketyre dy vendeve.
Ky fakt eshte trondites dhe shume i rrezikshem.
Ne vend qe ta sanksionojne Serbine per qendrimin me dy porta,Europa vë në lojë pasurite e shqiptarve per te shuar orekset e saj grabitqare e aneksioniste.
Vetem per marveshjet e gazit dhe te armeve me Rusine,Serbia e meriton te izolohet e jo te perkedhelet e favorizohet ne kurriz te shqiptarve.
Tragjikomedia e bllokimit te veriut me “shtate kamiona e tre bataliona”dhe mosveprimi i KFOR-it per ti larguar me çon ne perfundimin se kete loje nuk e don vetem serbia por per fat te keq edhe qarqe te caktuara te politikes perendimore.
UROJ TE JEM I GABUAR…!
Dashamir Uruçi
Tirane,22 dhjetor 2022.
Burimi/Facebook


Leave a Reply