Duke menduar për dhuratat në këtë prag festash
ERDHA TEK TI…
Erdha drejt teje,
si i verbëri që ëndërron të shohë dritën e diellit,
më prite,
si hënë e sapodalë e më ndriçove shtegun,
të erdha i etur,
si shtegtari që mezi pret të verë buzët në burim,
më prite tek kroi
e ujë më dhe me dorën e vogël nazike,
të erdha nxituar
me padurimin e farës që çan ugarin për të mbirë,
më prite
me entuziazmin e sythit që bulon në lëkurën e pemës,
u përqafuam
në simbiozën e kulprës me drurin e lisit degëshumë.
E që atëherë,
Limfa s’i le dimrat të thajnë blerimin tonë.
Ndue Lazri
Burimi/Facebook


Leave a Reply