Nis nata e dytë e Festivalit të Këngës në RTSH! Mbrëmja rezervon surpriza dhe 13 performanca emocionuese
Fest 61 vijon netët magjike të muzikës shqiptare në ngjarjen artistike më e madhe dhe më e rëndësishme në vend. Kjo mbrëmje vjen me surpriza, interpretime emocionuese dhe performanca artistike nga 13 këngëtarët që do të ngjiten në skenë, por edhe të ftuarit që këtë herë janë nga jeta reale.
Në natën e dytë të Festivalit të Këngës në RTSH shikuesit do “mbërthehen” para ekranit duke shijuar emocionet dhe interpretimet e emrave të rinj dhe të njohur të skenës shqiptare.
Nën moderimin e Arbana Osmanit 13 artistët e natës së dytë do të shpalosin për herë të parë këngët e tyre në skenën e Pallatit të Kongreseve.
Nata e dytë e Festivalit transmetohet në RTSH 1 dhe në kanalin e Radio Televizionit Shqiptar në youtube.
Artistët pjesëmarrës në natën e dytë të Fest 61.
1.Melodajna Mancaku
2.Permit of stay
3.Arsi Bako
4.Gjergj Kaçinari
5.Franc Koruni
6.Petrit Çarkaxhiu
7.Elsa Lila
8.Gent Hoxha
9.Evi Reçi
10.Manjola Nallbani
11.Lynx
12.Alban & Lore
13.Vanesa Sono
Burimi/Facebook/RTSH Shkodra


Leave a Reply