Si nësër AJO feston 90 vjetorin e lindjes. Po, për mua,gjashtëdhjetë vjet nuk janë pak për të “rendur” pas saj i magjepsur, të ndjesh pulsimin e artit të vërtetë dhe frymëmarrjen e njerës prej artisteve më në zë të kombit tënd, si edhe të mos kuptosh se, nuk ka mbaruar akoma, “rrugëtimi” i saj, edhe pse mosha ka vënë “vulën” e të nëntëdhjetave dhe koha mizore ka prishur paksa portretin e një bukurie të rrallë ndër role, edhe pse ajo thotë se “nuk kam qenë ndonjëherë një vajzë e bukur”!. Por ja, tek “vajti” në Kanën e Festivaleve prestigjioze këtë vit, edhe filmi i parë i saj, në pikënisjen e “startit” të kinematografisë tone, kur ajo nuk qe më tepër se 18 vjeçe vajzë,që e mbushte ekranin me buzëqeshjen e saj!”
***
Lindi në Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës me 17 dhjetor 1932. Nëna e saj, Elisabet fon Balindaj, ishte me origjinë hungareze dhe u bë një nga aktoret, këngëtaret dhe valltaret më të njohura të ish Jugosllavisë. Edhe tek e bija, TINKA, u dukën dhuntitë e aktores qysh herët, në fëmijërinë e rininë e saj. Në shkodrën e kulturuar, ku u martua e ëma artiste. Dhe, ishte e para vajzë që u pranua në radhën e nxënësve të fillimit në jetën e Liceut Artistik të Tiranës në vitin 1947 dhe , dy vjet më pas ajo do të “rrëmbehej” si aktore në Teatrin Profesionist të Shkodrës , me emrin “Migjeni”, ku do të realizonte 300 role qysh para një dekade…
Filja e dramës “Toka Jonë” të Kolë Jakovës do të ishte debuti i saj i parë skenik, që 15 vjet më pas, do të zëvëndësohej me kryerolin e kësaj drame tronditëse, Loken, duke kurorëzuar kështu talentin absolut të aktores në rolet me karakter dramatiko-tragjik. Që në vitet 50-60 të shekullit të kaluar, sipari i Teatrit “Migjeni”, do të zbulonte diapazonin e aktores në të gjitha gjinitë skenike. Që në fillimet e viteve gjashtëdhjetë ajo ra në sy për një interpretim pasionant në dramën lirike “Një Histori në Irkusk” (1960), do të vazhdonte të interpretonte në drama heroike, me theks revolucionar (“Një tragjedi Optimiste”), do të shfaqte komicitet të dukshëm , te komedia e Sheri Mites “Këshilli i Ndrikullave”, për të kaluar më pas në dramat e forta, me karakter psikologjik, sikundër qenë “Fisheku në pajë” e Fadil Krajës dhe “Shtëpia e Kukllës” e Henrik Ibsenit dhe për të arritur stadin më të lartë të aktrimit në veprat me theksime tragjike, ku radhiten:”Gjaku i Arbërit” e “Baca i Gjetajve” të Fadil Krajës, deri në kryeveprat tragjike të Shekspirit, sikundër janë :”Otello” dhe “Makbethi”, respektivisht me Desdemonen dhe Ledin Makbeth.
35 role të tjera në kinema, do të shpalosnin talentin e aktores, qysh në fillimet e para të kinematografisë shqiptare. Filmi i parë , që u xhirua në vitin 1958, “Tana”, do të kishte si protogoniste Tinka Kurtin dhe do të vazhdonte të ishte e pranishme në ekranin shqiptar, duke arritur mandej edhe disa kulme interpretuese, sikundër qe Nënë Pashakua në filmin “Yjet e netëve të gjata”,para së cilës ajo do të përkulej si para një ikone të shenjtë! “Sa e vogël më dukej vetja para asaj nënë Pashakos”, -tha ajo pasi e pa rolin e saj në ekran!
Jeta e artit, është gjithashtu një jetë njerëzore, ku përfshihet gjithësia e botës. Që tipizon e përgjithëson. Se, Arti i Aktrimit, ka të bëjë më tepër me shpirtin krijues, ka karakter tejet emocional, duke patur edhe aftësinë e tjetërsimit, në shprehjen e gjithanshme të jetës njerëzore. Ndaj edhe si aktore, në role me psikologji e karaktere të ndryshme, po njëlloj të talentuara, ndahet me njëra-tjetrën, me nuancat e shprehjes dhe me ato “fijëza të shpirtit”, që kurrë nuk janë të njëllojta…
E nisi jetën artistike me vajzat ruse, nga dramturgjia Sovjetike që zotronte në atë kohë në të gjitha skenat tona. Në vitet 60-të, qe me të vërtetë koha e vajzave ruse, në jetë , në skenë dhe në ekran…Djemtë shqiptarë që ktheheshin nga studimet në B.S, qoftë edhe kur shkonin aty për pak kohë, ishte e pamundur që të mos kishin ndonjë të dashur ruse, apo edhe të ishin martuar me to; radioja jonë transmetonte thuajse , vetëm këngë ruse, ekrani i kinemasë qe i përnatshëm me filmat rusë dhe skena e teatrit mbahej kryesisht me dramaturgjinë ruse. Ne klasën tonë të Aktrimit, patëm edhe dy studente ruse, që ishin martuar me dy personalitete të jetës sonë letrare e shoqërore. Flitej ngado për një miqësi të madhe vëllazërore, të kushtëzuar nga e njëjta politikë…
Sa u kthye nga Moska, regjisori Esat Oktrova nga studimet (për regji teatri) dhe u emërua në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës, zgjodhi si protagoniste, për të interpretuar në skenë vajzën ruse të dashuruar, në dramën lirike të Arbuzovit “Një histori në Irkutsk”, aktoren e re Tinka Kurti, me një rol, sikundër qe Sonja ,- një vlerë e madhe interpretuese, që kishte të bënte me gamën e figurës , si kompleks tërësor, si femër e emanciouar, me forcë emocionale e racionale, tipar ky, që i sillte përsëri aktoret tona në nivele potenciale aktrimi, duke pohuar kështu personalitetin e vajzave dhe të grave të emancipuara dhe të barabarta me burrat …Por, akoma, duke i dhënë skenës atë poezi që shpesh herë i mungon, si një fllad i ngrohtë , si lirizm poetik, si madhështi e “mrekulli e mëmës natyrë”, sikundër e ka quajtur Shekspiri natyrën e femrës.
Kush nuk është magjepsur me Norën e Ibsenit, të interpretuar nga Tinka Kurti. Në këtë role madhor të kollosit të dramaturgjisë moderne Henrik Ibsen, është shprehur një art i madhërishëm, duke e dhënë me tepri, forcë e emocion njerëzor shkallën superiore të femrës, si krijesë e një jete, e një botë që lëviz drejt përparimit, për dashuri e personalitet shoqëror. Nora e Tinkës është gruaja e ndrydhur, përbrenda familjes, që përpiqet të thyejë vargonjtë e tutelës bashkëshortore, për të qenë një qënie shoqërore e jo skllave e burrit. Dhe ajo do do të triumfojë, duke e braktisur burrin konservator . Ajo ngrihet këtu, madhërishm mbi gënjshtrën e sajuar në atë familje, ku nuk ka më dashuri. Tronditëse dhe e pakonceptueshme për ato kohëra të ashpëra, kur dashuria “blihej” me para dhe pastaj shtyhej e imponohej gjer në fallcitetet ekstreme të një “burgimi familjar”!Nora e Kurtit, ka privilegjin se i takon një kulminacioni më të arirë të dramaturgjisë, po edhe të vet jetës, ku poezia e interpretimit,krahas botës së brendshme që vazhdimisht zien furrishëm është edhe më e thellë, dhe më e madhërishme.
Niveli i lartë i interpretimit , po edhe vija ndarëse do të jetë e dukshme edhe në disa role të tjera që janë krejt të veçanta për nga brumosja e zhvillimi dramaturgjik e aktoresk. Kjo bie në sy, për më tepër, në një kohë kur Tinka Kurti ngjitë në skenë një komisare (“Tragjedia Optimiste” e Vishnjevskit) dhe, si aktore, është në gjendje që me forcën e saj si interpretuese, të komandojë një skuadrilje marinarësh, me plot dinjitet….Po, në skenë, Tinka është një grua-burrë, që di të dalë edhe mbi burra, edhe pse është femër.
Mirëpo skena teatrore është edhe një fat për aktorët interpretues. Si një art kolektiv, teatri është një bashkësi vlerash, ku hyn dramaturgu, regjisori, aktori,skenografi, kompozitori, baletmaestri, kostumieri, drejtuesi organizativ dhe, më në fund spektatori, si pjesë e domsdoshme e së tërës. Përzgjedhësi kryesor është e mbetet regjisori. Aktori, që është vendimtar, duhet të presë ç’t’i japë ai. E refuzon apo e dashuron rolin është punë e tij. Po gjithsesi përbën një vlerë të madhe aftësia e diapazoni aktoresk. Rolet e saj të grave, si forcë shoqërore, erdhën njëra pas tjetrës, në një kohë që Tinkën e gllabëruan pak më herët rolet e grave,me personazhet e përjetshme të nënave tona…
Kjo kohë, KOHA E NËNAVE, ishte e pashmangshme, në jetën artisike të saj, që zë periudhën e pjekurisë më të plotë e më të gjatë. Në portretet e nënave të Tinkës, gjejmë disa figura të papërsëritshme, të cilat kanë të përbashkët veshjen, pak a shumë, dhe ndahen si fizionomi, si karaktere e si botë e brendshme. Në galerinë e roleve të nënave të Tinkës vijnë më shumë gra të moshuara të veriut, me karakter më të fortë, gati burrëror, me një qëndrim stoik. Emblematike, ajo ka sidomos figurën e Lokes në dramën “Toka Jonë” të Kolë Jakovës, ku shëmbëlltyra e grave të veriut është edhe më e theksuar. Po jo vetëm kaq. Ajo e shpreh me tragjizëm atë periudhë të gruas- viktimë, e gruas së poshtëruar, derisa të zgjohen tek ajo instiktet e vetëmbrojtjes, tok me një guxim,krenari e dinjitet, për të dalë me kurajë përballë së keqes, përballë dhunuesit dhe tiranit shpirtëror. Mallkimi i Lokes së Tinkës është drithëronjës, i përcjellë me nuancë tragjizmi, aq sa Tuç Makut i duhet të kërruset para saj. Ndërsa Nënëmadhja te “Gjaku i Arbërit” dallon për notat patetike, ashtu sikundër afron edhe nëna e saj tek “Baca i Gjetajve”, që të dyja drama të Fadil Krajës. Si një harmonizim i të gjitha këtyre vlerave aktruese është figura e Nënë Pashakos në filmin me të njëjtin titull të Viktor Gjikës, ku mund të flitet për një diapazon të karakterit të nënave tona si përgjithësim të virtytit shoqëror, të moralit të lartë, të botës shpirtërore. Profile të ndryshme nënash , Tinka Kurti, jep edhe në spektaklet:”Shpartallimi”, “Lindje në shtrëngatë”, “Historia e Blertës”, “Çmurrosja” dhe “Ftesë nga larg”, pa përmendur këtu edhe disa filma të suksesshëm të saj si “Çifti i lumtur”, “Vajza me kordele të kuqe”, “Flutura në kabinën time” dhe “Ballada e Kurbinit”…
Si përfundim: Tinka Kurti është e mbetet, brenda dhe jashtë kornizës së vetë, po aq e ngjajshme sa edhe të pangjajshme! Një aktore e madhe, që e skalit figurën artistike me durimin, imtësinë, logjikën e talentin e padiskutueshëm të një argjendari. E përmbajtur, me një logjikë ekstreme, e ngulur fort bukur në këmbët e veta, me një vështrim të qartë e depërtonjës, ku siguria e forca emocionale janë përsëri në natyrën e saj organike. Mandejë ajo do të dinte të interpretonte me mjeshtëri, edhe kur qe e detyruar të qëndronte dy orë në skenë në një karrocë invaliditeti, si tek “Vizita e Damës Plakë”, të Durenmatit, ku sugjestioni i saj ishte tronditës, thuajse shpartallues!
***
Vitn e kaluar, pas dy a tri dekadash, do ta takoja Tinka Kurtin në Kafen e Hotel Turizmit të Korçës, përbri teatrit, që akoma mba emrin e Zagoritit Andon Zako Çajupi, për një “inerci” të së shkuarës. Po edhe unë me Tinkën, ndofta ndodheshm aty për një “inerci” të një dashurie që nuk shqitet dot, për teatrin dhe vetëm për teatrin. Ndiqnim shfaqjet e disa komedive, njëra pas tjetrës dhe, vet-vetja na ngjante “e mbyllur, si në një komedi”, herë gazmore e satirike dhe nganjëherë dramatike! Mase me bëmat që na rrethonin, me streset, me ato ngjarje (vërtetë komike), të vërtitjes rreth vetvetes, në një tranzicion tmerrësisht të gjatë. “Po ku shkojmë kështu!?”,-sikur pyesin të gjithë.Dhe Zamira Kita, aktore, drejtoresha e këtij festivalit që s’dihet pse e ka quajtur “KOKOFESTE”(!), për ta ndjerë veten më së miri edhe ne të ftuarit, na merrë e na ngjitë në malin e Moravës, tek është një manastir i vjetër dhe nje lokal i mëvetshëm, në majën e malit, nga e shehë të gjithë Korçën ,si në “pëllëmbë të dorës”.
Jemi me dy makina, unë me Josif Papagjonin, si dy kritikët që kemi mbetur, Çapaliku si dramaturg, Albert Minga si regjisor, dy aktore dhe Tinka tre.E bukur pamja, gjithmonë në ngjitje, edhe pse mua me Tinkën na duket si në një zbritje të përhershme. Ç’ti bësh?! Është nostalgjia e një jete që ka edhe nje “finish”. Atje lartë , në afërsi të qiellit, karshi një manastiri të vjetër, e pimë dhe kafen, të shoqëruar me disa ëmbëlsira me mjalt, bëjmë biseda për të qeshur e nuk qeshim dot dhe përsëri , “gjërpëra e gramafonit” tonë sikur mbetet tek teatri ynë që duket sikur ecën edhe ai, po që ka mbatur në një “udhëkryq!”..Sepse dikush “duhet të paguaj” për teatrin e për ne që e bëjmë teatrin. Dhe kështu ngrejmë supet…Edhe vet Teatri , edhe artistët që e ”mbajnë në këmbë” Teatrin,-janë njerëzit më të varfër të rruzullit tokësor!As një ligj nuk e bëjmë dot për Teatrin, përsëmbari, si e ka e gjithë bota! E këtu ngecim. Na rrokulliste vështrimi mëtëposhtë Moravës. Unë i afrohem Tinkës që mba akoma në fytyrë ”maskën e së qeshurës” dhe megjithatë fotografohem me të. Gjithsesi është fotografia më e sigurt që mbetet në këto mosha që jemi ne! Orvatem ta pyes Tinkën për Serafin Fankon që ka punuar me të e unë e kam patur shokun e klasës, po ajo nuk kujtohet më për asgjë. Na iku shumë herët edhe ai,-them unë! Serafini qe një MIT për teatrin tënë,-thotl AJO!” dhe vetëm kaq, ndërsa sytë i mjergullohen nga lotët…Ç’farë të thuash më tepër?! Po, po… MOS VDEKSH KURRË, MOJ TINKA KURTI!
E rishkruar, sipas librit ”SHPIRTI ARTISTIK”(v.2014),më2022




Burimi/Facebook


Leave a Reply