A mund të imagjinojmë një këngëtar/e që këndon vetëm brenda dhomës!? Sikur një piktor të pikturonte vetëm brenda studios?! Po një shkrimtar që shkruan vetëm për vete!?! Vetvetiu përgjiggjja do të ishte jo. Ashtu siç çon në shpërthim të brendshëm dhuntia krijuese dhe e shfaqin me tinguj e zë, ngjyra e formë dhe me fjalë artistët, po aq e madhe është dashja për ta bashkëndarë me dëgjuesin, shikuesin e lexuesin …
Dëbora e parë e këtij dimri kishte zbukuruar më shumë qytetin piktoresk Rovereto nëTrentino. Ndonëse ndonjë gradë më pak shënonte termomentri, Marjana dhe unë nuk e perceptonim kështu, pasi një udhëtim rrëzë alpeve për ne është, thuajse, i zakonshëm. Në Rovereto kemi shumë miq që na jonizojnë e na bëjnë që rrugën ta bëjmë me një frymë. Pastaj, kur bëhet fjalë për veprimtari artistike, kemi një manjetikë të shumfishtë.
Për ato që njeriu ka pasion, gjen të gjitha mjetet e nuk ka nevojë për ftesë. Në ditët e sotme njoftimi i shkon në fraksion sekonde secilit. Edhe miqtë tanë e kishin lënë në vlerësimin e dëshirën e secilit për të qenë i pranishëm në eventin e publikuar. Pak minuta përpara se të fillonte eventi, u gjendëm në sallë. Takuam me shumë respekt të njohurit tanë. Presidenti i shoqatës “Besëlidhja” në këtë qytet, na prezantoi me krenari një zonjë:
– Është shkrimtarja që së bashku do të promovojmë krijimtarinë e saj sot. Quhet Rudina. E kam nga anët e mia.
Ky ishte prezantimi ynë i parë me këtë vajzë shqiptare që punon e jeton bashkë me familjen në Rovereto, por edhe shkruan …
Të shtunën më 10 dhjetor 2022 paradite u organizua veprimtaria promovuese për aktivitetin e pasur letrar të shkrimtares Rudina Muharremi Beja dhe një roman i autorit Ndue Lazri. Pasi ishte gjithçka gati, përshëndeti dhe uroi mirëseardhjen presidenti Dashamir Kertusha. Më pas ia kaloi fjalën koleges sonë mike prej disa vitesh, Cristina Xhakolli. Përshëndeti dhe foli për traditën e komunitetit në Rovereto në promovimin e shumë artistëve, ndër ta edhe shkrimtarë. Si modratore e eventit, kishte marrë përsipër të fliste për personalitetin e shkrimtares përmes reflektimit të volumeve poetike dhe prozës së autores Rudina. Së pari solli një konsideratë të një bashkatdhetari përtej oqeanit referuar poetes në këtë rast. Kishte shumë emocione kur e prezantoi si femër, si nënë dhe si autore e suksesshme e shumë librave. Shpesh moderatorja e oratorja ilustroi idetë me vargje tepër të ndjeshme dhe, mbi të gjitha, meditative e të motivuara bukur artistikisht, siç ishtin vargje e poezisë “Orët e tokës” (vargje refektuese pas tërmetit 2’19).
Për të trajtuar disa veçori artistike të veprës relativisht të bollshme letrare të shkrimtares Rudina, e mori fjalën personaliteti i njohur i letrave shqip, Ndue Lazri. Fjalën e tij e nisi duke thënë që artistët zgjedhin një instrument për të shfaqur dhuntitë e tyre. Në rastin konkret, autorja Rudina ka përdorur si instrument fjalën. Dhe këtë instrument rezervohet që të mos e shpërdorojë e të mos krijojë inflacion në 11 librat e botuar deri tani. Bisedën e vazhdoi duke përmendur disa vargje me ngarkesë emotive tepër të madhe e me sens figurativ të spikatur, si; /malli ma mbush zemrën me mungesë/; /një përqafim përmbledh fjalët e pathëna/; heshtjen e lidh në filigranë/ … Po ashtu vuri në dukje që autorja çmon shumë atë që është logjike dhe atë që është thelbësore, përkundër aparencës që mashtron. Autori theksoi që ka shkruar edhe në gjuhën italiane disa poezi të bukura.
Gjithë bukuria e eventit konsistoi në faktin që shumë persona befasuan autoren, kur recituan me shumë dëshirë e pasion poezi të zgjedhura. I pari e mori fjalën Beni. Më pas, kolegia e shkrimtares, Albina Ceka e një artdashës me emrin Musa Reçi, që sapo ishte kthyer nga puna enkas për të qenë në promovim. Tepër të ndjeshme ndërhyrjet nga salla, ku veçoj fjalët me konsiderata të zotit Xhemal, pasi e kishte bijë të vendlindjes e ndihej tepër krenar për familjen e saj intelektuale e për personin.
Momenti i dytë i këtij venti ishte promovimi i romanit me titull “Çizmet prej llastiku”. Kjo për dy arsye. Publicisti i një klasi të lartë është i tillë edhe si shkrimtar e poet. E dyta, sepse në sallë ishte një zonjë me emrin Lumnie Hoti, e cila kishte ardhur enkas nga San Remo. Autori nisi rrëfimin si kishte parë rastësisht një poezi sintetike të një zonje me emrin (në art) Cota Luna me titull “Çizmet prej llastiku”. Ajo poezi tingëllonte si një poemth i bukur artistik, por tepër rrënqethës nga përmbajtja. Autori është kuriozuar, ka mësuar fakte tronditëse për missfatin e babait e pasojat kërcënuese e ndëshkuese ndaj bijës. Mbi këto fate të kryqëzuara e dëshira të vrara, autori autori ka ditur të rrugëtojë mes fantazisë e realitetit për të fshikulluar pikërisht realitetin vrastar të njeriut të asaj kohe në romanin që e ka titulluar pikërist, si poezia, “Çizmet prej llastiku”.
Zonja Donika Hallidri lexoi një fragment të romanit, ndërsa të pranishmit në sallë përjetonin situatën si një aluçinacion, pasi në sallë ishe personi dhe njëkohësisht personazhi i romanit. Edhe zonja Lumnie falënderoi autorin dhe pjesëmarrësit në këtë event me vlera.
Këta veprimtari promovuese kanë shumë vlera dhe, më së shumti, bëhen stimul për artistët. Aty pamë faktin e gëzueshëm, se në organizimin shoqëror bëjnë pjesë tre shkrimtarë. Dy që patën rastin të promovohen dhe shkrimtarja po aq e suksesshme, Albina Ceka. Edhe pse kemi punur dekada më parë në të njëjtën zonë, rasti e solli të njiheshim atë ditë. Ja, prà, që veprimtari si këto, na lidhin me njerëzit që kanë kredo të njëjtë. Po ashtu, takuan edhe djalin e vendlindjes, Gjovalin Gjergjin që militon prej vitesh në shoqatë. Duke u vënë në rolin e të promovuarit, veç emocioneve të veçanta, artistit i krijohet mundësia të thotë gjëra që në biseda normale as mendon t’i nxjerrë nga goja. Kjo është si një pistë që hapet përpara dhe dëshiron të nisësh sa më parë vrapin.
Fakt i bukur është që drejtuesit historikë si prof. Osman Parruca, Miltjadh Ziu janë përherë brenda projektit, përherë në ferment e përherë një shpatull e sigurtë ku mund të mbështeten të rinjtë. Po ashtu, u emocionuam kur të njohurit tanë nxitonin të na thonin me ngazëllim se në Këshillin Drejtues kemi arritur të kemi edhe prof. Ndue Lazri. Detyrimisht kjo, sepse shoqata “Besëlidhja” e bën të ndihet në kauzën e tij këtë eksponent me vlera kaq të mëdha njerëzore e kapacitete të rralla intelektuale. Kjo edhe për zgjedhjen personale të tij, të jetë përherë mes njerëzve të thjeshtë, pavarësisht se në jetë ka punuar e bashkëpunuar me njerëz të niveleve shumë të larta.
Gjatë bisedës me autoren Rudina, vumë re se në sensin e thjeshtësisë ishte plotësisht e orientuar. Fliste me adhurim romantik për Ishmin, fliste me dhimbje e krenari për babain e munguar tragjikisht e më pas na tha:
– Më ngazëllejnë sytë e partnerit të jetës, që i shndrijnë, kur kthehemi nga puna e jemi në familje …
Ditën ndërkombëtare të humanizmit kjo.
Burimi/Facebook


Leave a Reply