Personi që shihni në foto, është Henry i 13, i akuzuar nga Qeveria Gjermane për tëntativë për grusht shteti sot atje. Ndërkohë që Kancelari Scholz ka qenë duke marrë pjesë në Samitin e Tiranës në Gjermani ka qenë duke u përgatitur grushti i shtetit në Gjermani nga gjyqtarë, biznesmënë, intelektualë dhe njerëz me influencë në Gjermani. 300 oficerë gjermanë kanë ndaluar sot rrjetin që kishte përgatitur pushtimin e Bundestagut nga njerëz të armatosur dhe të rikthejnë mbretërinë.
Princi Henry është akuzuar për lidhjet e tij me Moskën, por Kremlini ka mohuar sot të ketë lidhje me organizatorin kryesor të grushtit të shtetit. Ky zhvillim vërteton atë që kam shkruar e folur prej kohësh, që Evropa po zien, dhe lëvizje të dukshme e të padukshme po e trondisin atë nga brenda. BE erdhi dje në Shqipëri për të treguar forcë dhe prezencë në Ballkanin Perëndimor, por punët e e shtëpisë nuk i ka hic mirë, sepse popujt e Evropës janë të irrituar me elitat politike atje dhe ka shume levizje qe mund ta destabilizojne ate.
Kjo më tregon qartësisht se edhe nëndheu i Ballkanit është i mbushur me vullkane që mund të shpërthejnë nga momenti në moment, duke filluar me shpërthimet në Mitrovicën e Veriut deri tek tentativa e djeshme për të shkaktuar një përgjakje të Shqipërisë, dhe me pas nje lufte cilive, nëpërmjet atentatit ndaj popullit opozitar dhe liderit të Opozitës z. Berisha. Ne duhet ta kuptojmë seriozitetin e momentit politik të Evropës dhe të Rajonit sepse pjesa më e madhe e informacionit dhe e analizës që bëhet është me agjendë!
Burimi/Facebook


Leave a Reply