Sipas dëshmitarëve Alfredi u vra gjatë rrugës për në Greqi, në fshatin Krisopogjis të Kosturit. Rreth 20 të rinjëve janë zënë nga rojet të kufirit të vendit fqinje.Pasi i kane grumbulluar të gjithë shqiptarët i kanë hipur në makina. Duke hipur në makinë është shkrehur arma nga një ushtar i kufirit, që ka qëlluar 21 vjeçarin ku dhe mbeti i plagosu rëndë .
Menjëherë është bërë transportimi i tij për në spitalin e Kosturit, ku më pas humbet jeten më 23/03/1994
Familja e të ndjerit është lajmëruar nga Ambasada Shqiptare në Greqi, ku kjo vetë e kishte mësuar lajmin e vrasjes në kufi nga gazeta greke Kathimerini.
Në morgun e Korcës trupi I djali eshte shoqeruar nga punonjës të policisë shqiptare.
Alfredi eshte shqiptari 10-të i varë nga rojet kufitare nga 1991-1994
Trupi i tij i pa jetë ka mbritur në fshatin e tij shoqëruar nga tre të rinjtë e fshatit.
Deri më sot edhe pse kanë kaluar kaq shumë vite familja është në pritje nga drejtësia e Greqisë që deri më sot ka heshtur për këtë vrasje ashtu si edhe për te tjerat.
Alfredi do te festonte 49 vjetorin e ditlindje së tij…
Dritehijet e vrasjeve ne kufirin greko-shqiptar ende presin nje drejtësi të vertetë dhe jo një heshtje totale.
Burimi/Facebook


Leave a Reply