Tregim humristik
Ngjarja e këndshme që do tu rrëfejë më ra si nga qielli një ditë gushti, kur po pushoja, për “shtatë palë qejfe”, buzë Detit Jon dhe më merrë me ngutje në telefon im bir nga Hollanda e më thotë që ta lija detin , lumin aty pranë, ajrin dhe të veja në një vënd malor të kërkoja nuse për të kunatin e tij. Mos fol fare e mos më pyet se si, qysh e pse, ngaqë, i gjori njeri mezi gjeti nuse, aty mes dy maleve të Vatanit..Me ta parë e me të bërë, tak-fak dhe shpjeri në Elefsinë të Athinës…Ti vetëm do jeshë krushku i parë, se nuk i takon dhëndërit të vejë vetëm…Le njëherë, edhe si i pagojë që është e mund ta humbas “fillin” fare, ngaqë e shehë gruan e ardhëshme për herë të parë e mund t’i “lëvizë kokrra e grurit në radake!”…Dhe do ta përfundonte “manddatin”, duke thënë se aty do të vihen në hell edhe tre qingja të pjekur, ha sa të duash , po mos pi aq sa të të shpjere mamaja përsëri në spital, baba i dashur, se aty nuk ka as mullinjë me erë si këtu, që të të bëjë freskira e më the e të thashë….
Më bindi qeratai. Mirëpo fshati i nuses qe diku “në fund të botës” dhe, për të mbërritur gjer aty , makinna jonë duhej të vërtitej nëpër male e gërxhe, të troshitej nëpër përrenjë e gropa që u ngjanin humnerave. Në timon kishim dhëndërin që i venin djersët çurk nga dielli përvëlues, që e shihte rrugën me çakull të trashë, si të asfaltuar taze e si “pjesë të parajsës”. Kishim bërë disa orë udhëtim e na dukej një shekull! Dhëndëri, si i dehur, lironte hera herës kollaren dhe shkopsiti pullën e epërme të këmishës. Ndaloi befas sa pa shtëpiat e para mat’anë një përroi të thellë e doli nga makina me një ofshamje goxha të gjatë. Aty duhej të ishte streha e fundme e nuses që do të merrte, për ta bërë të lumtur krevatin e martesës, që e shihte në aq e kaq vite në netët e gjata të vetmisë…Fshati dukej sikur flinte në atë gropë të llahtarshme mali. Ndjehej qetësia e shurdhët e gjelbërimit të pa anë dhe vinte deri atje gurgullima e përroit dhe freskia e shelgjeve dhe e rrepeve…Po se nga vinte lodrimi i dajreve, ashtu i lehtë e gazëndjellës…
Dhëndëri frenoi sa pa grumbullin e fëmijëve që i dolën përpara , vajzat që u binin edhe më fort dajreve dhe krushqit e rreshtuar në një vënd të pjerrët. Edhe shtëpia dy katshe dukej sikur vaiste e do të binte fare, nga rreljevi i pjerrët. Dola i pari, si krushku i parë që isha e morra zemër i ngrefosur. Para meje, edhe burrat, edhe gratë mu dukën të njëllojtë, që të gjithë zeshkanë e të “vrarë” nga dielli i nxeht i atyre anëve. Mbeta shtang! Më dolën përball dy burra gati të njëllojtë edhe ata, por që edhe veshjen e kishin të njëllojtë, edhe fytyrën, edhe flokët e rralla, edhe buzëqeshjen vesh më vesh ..O Perëndi! Cili ishte i ati i nuses?Nuk dija se kujt duhej t’i jepja dorën më përpara, ndërkohë që edhe ata i shtrinë duart e tyre..Dhëndëri më pat thënë se të dy vëllezërit binjak ishin sozi dhe se mund t’i dalloje vetëm nga një pikë e zezë në cepin e hundës dhe se , i ati i nuses, nuk e kishte këtë nishan dallus që mezi mund ta shquaje.Lypsej të ishe një aktor që të lozte rolin e nje derdimeni të pa “rafinuar”, para rastesh të tilla të pa parashikuara. Dhe unë, ashtu bëra: Shtriva dorën në ajër (kush ta zërë, le ta zërë!), me dhëmbët përjashta dhe ndjeva se, njëri prej tyre, ma dha dorën e më priu drejt një tryeze përjashta, të shtruar me të tëra takëmet e me një sira burrash fytyrvrara. Zgjodha të ulem pranë një burri me kapele kashte elegante, që dallonte paksa nga të tjerët. Sapo u ula, mu shfaq nga ana e kundërt njëri nga sozitë e më uroi mirëseardhjen , në këtë krushqi të largët, që na i bekoftë edhe Ai lartë,-tha ai me duart nga qielli.Ty të lumshin këmbët që erdhe,-tha binjaku,-në shtëpinë e tim vëllai, Remës e na gëzove me këtë lidhje dashurie, krushqie e miqësie, si e kanë zakonet tona të njëhershme, -tha ai që quhej Rama, pa atë shënjën dalluse nënë hundën e tij të harkuar. Dhe u çokën gotat e raqisë, Brom!
E menjëherë “plasën” sazet. Njerëzit e nuses, me nusen e stolisur në ballë, ia morrën këngës ,u zunë dorë prej dore e nisën vallen, në atë vënd të pjerrët. Dikush u shkëput nga vallja , e rrmbeu dhe dhëndërin prej dore e afroi tek nusja tepër serioze, e cila posa do shkëputej nga fshati, kur shoqet e veta, kishte kohë që ishin shpërndarë nëpër botë e do të ecte edhe ajo, këndej e tutje, drejt së panjohurës, tek shihte për herë të parë, me syrin ngultas, edhe atë të panjohurin që do të ishte burri saj i ardhshëm. Nuk qenë parë kurrë e po shkonte në krevatin e tjetrit “derr në thes”, ndryshe nga sa shihte nëpër filmat që kshte nisur t’i jepte televizori për natë! I errdhi një si e dridhur shtati…Po më merreshin mënt edhe mua, tek vallja mori mëtëposhtë e mezi u shkëputa nga “zinxhiri” e iu afrova atij personit me republikën prej kashte, që sikundër më tha dhëndëri në vesh, kishte arrdhur nga Italia dhe dukej më i sojëm në rrethin familjar, për të kuvënduar me mua, krushkun e parë, që po dridhesha i tëri e po mallkoja tim bir nëpër dhëmbë. U mërzite gjë,-pyei ai. Se fshat i sajuar është këtu, midis maleve, me pesë a gjashtë rrethe rrotull, diku në mes, qysh kur shoku Enver tha se do e bëjme fshatin si qytetin, duke u ngjitur edhe majmaleve. U tha dhe u bë! E mbeti kështu,-tha ai, si enigmë, varur në qiell e me shtëpi një aty e një këtu, si “mjekra e Qoses”. E nuk gjëndet në asnjë hartë. I thonë thjeshtë :”I PAEMRI”. Të dy binjakët po e dëgjonin me dhëmbët përjasha , sa që nishani dallues nuk dukej fare.Ndërkaq më zgjati paketën e cigareve të markës italiane, që më duhej ta refuzoja, me sytë ulur tek pjatancat me farfuri ku qenë hedhur copat e mishit të pjekur, që skuqnin gjithë tryezën e përhapnin aromëmën ngacmuese, në atë gropë vullkanike, si mu dukë mua tani… Epo,-tha ai, le të cimbisim thelat e mishit, të mos na ftohen, se Zotrore bëre gjithë atë rrugëtim, pa ne “na morri e vajti në këtë humbëtirë!” , ku na solle gëzimin brënda e na bëre të jemi si një shtëpi tani…
Binjakët dhanë urdhër , me gojë,me duar e me këmbë, që të pushojnë sazexhinjtë, të ulet dhëndëri me nusen, në krye të trapezit, të bjerë heshtja e të kthehen sytë nga unë. Ja që duhej bërë edhe kjo punë ! U ngrita, i kollita,u përtypa e fola rëndë-rëndë: “ Të nderuar krushq e krushka!,-thashë unë me një zë që s’di se nga doli, ashtu i mallëngjyer. Dhe vazhdova:Përjetojmë këtu, në këtë gropë planeti të largët, një gëzim të rrallë. Po bashkojmë jetët e dy të rinjëve , që nuk janë edhe aq shumë të rinjë, bijë emigrantësh që të dy, si të afrojmë dy zogjë shtegëtarë, në një çerdhe të vetme.Le ta gëzojnë jetën me kolopuçat që do na i sjellin, pa derman,-kanë kohë akoma,- mjalt tu bëhet jeta, në këtë realitet të hidhur,-kush e kush të ikij i pari, -jo si ne baballarët që hoqëm këtu “të zitë e ullirit”e heqim akoma, atje ku vamë e ku mbetëm, për lirinë që se gjetëm këtu, po atje, në ato vënde që i kemi sharë e s’u kemi lënë kusur…Brom! “ , Dhe brohorimat e përplasja e gotave ndodhi në të njëjtën kohë, tok me përplasjen e pirunave e të thikave nëpër pjata. Të dy binjakët, si të ishin kinezë, më erdhën pranë e çokën gotat me mua. Me tu larguar binjakët, mu afrua njeriu me feste kashte…”Si të quajnë Zotrote?”.I thashl se më quanin Miço. U hodhë përpjetë si para një zbulimi të madh e tha se i paskam marrë emrin Miçotaqit! Rastisi i përgjigjem unë, ashtu siç mund t’i kesh marrë ti emrin në Itali Berluskonit! Makari,-tha ai, që i merrej goja nga të pirët, sepse ky Berlua,-që thua ti ,-është pronar i gjithë supermarketeve të Italisë, që e thotë hapur edhe atë që se themi dot unë e ti, me zë të lartë se:”Në Itali nuk ka Liri!”, qysh kur ndau gruan e ia vuri syrin marokenes fringo të re!.Po Miçotaqi ytë ç’farë thotë, apo merrë “fshesën” që të përzërë emigrantët tanë? Po ama, -i përgjigjem unë,-gardhin e kufirit e prishi për ne që braktisëm vatanë, ngae keqia që na”zuri këmbët”, po më mirë ështe të mos bëjmë këtu , mes maleve, politëkën që ja kemi lënë Nanos e Berishës. Mirë thua Zotrote, se i varfëri nuk bëhet asnjëherë, as i pasur e as politikan, po merë udhët, nëpër shtigje e brigje…Brom!”.Se, ja ku i ke të dy binjakët, që mua më bien kushërinjë të parë e u merruan sa e bënë këtë shtëpi , të dy bashkë, si çallëstjarë si janë, që do mbetet ta gërryejnë minjtë e arave!.. Që thua Zotrote, o Miço, dje, kur qe shteti i të gjithëve dhe i askujt, Rama qe brigadjer këtu e i ra “bretku në punë”, kur Rema bëri gjithë atë shkollë. E kur mbetej në klasë Rama, vente Rema para komisjoneve të provimeve e delte edhe ai me dhjeta. Lere ç’vinte me ta, nga që i ngatëroninin , si atëhere, kur thesin me fasule ja sollën njërit e ja përplasën tjetrit, ngaqë Perëndia u dha të njëjtën fytyrë. Bile edhe në Greqi, e bëjne këtë loje me afendikoin Grek, here i vete njeri në punë e herë tjetri, si në Estradat e njëhershme…Rrumpallë hesapi, si tek ne dhe aty.Hahahahahahah
Nuk ja ushqeva më muhabetin e rrashë mbi mishin e pjekur, si i babëzitur, pa e prerë me thikë, sikundër nisi të bënte “Berluskoni” me feste kashte, që e kisha përbri e që nuk më linte rehat në “punën” time që nisa, me një urri të llahtarshme… Ç’na lypset neve politika,-tha ai,-Ti erdhe e more vajzën time, hëngre e ike…Çdo më tepër?! Ç’llafos more! ,-thashë unë i nevrikosur e duke u mbllaçitur. Unë nuk jam do si do, jam Kryepuntor, ergollavo, -si e quan greku, po edhe di të bëj vjersha, si ato të Hasan Zyko Kamberit, që ta dishë edhe ti Zotrote, i pëlqejnë miletit që nuk di nga vete e “ta përplasë kokën!”.Marrë vesh edhe nga shkenca. Bile, se ku kam lexuar që, kur dy fëmijë lindin binjakë , kanë nga gjysmë truri…,ndajë, mos më lëvdo aq tepër ato “prapësirat” e dy binjakëve, ti italjanofil i Berluskonit. Tjetëri më pa si i lamaksur, drejtë e në bebet e syve dhe e hoqi kapelen republikë, prej kashte, për t’i bërë pak fresk kokës së tij të shogët dhe nuk foli më…Po edhe drekës po i vinte fundi, me “zhdukjen” e mishit të pjekur nga tryeza! As sazexhinjtë nuk u ndjenë më dhe as dajret. Si të vinte befas një “dimër i vogël”!
***
Pas pesë vitesh askush nuk e merrë me mëndje se ç’farë do të ndodhte me këtë “mesele” mblesërie krushqie, befasuese, me dajre e saze fshaçe, me dy jeta njerëzish nga tre shtete njëherësh shpërndarë, ku unë do të isha si “strumbullari i kashtës”! Kur e gjithë krushqia heshti e askush nuk më trokiste në derë, sikur të veja aty për një thes me misër dhe aq, e ikur pa e pagur, gjersa u kujtua përsëri dhëndëri që anonte nga ana e tim biri. Ai trokiti tek unë vetem pas një viti e ca, kur i lindi djali e i duhej që ta pagëzonte me rekomandimin e tanishëm të të dy “kinezëve” binjakë, me të cilët,-mos u habitni,-banonim në të njëjtin fshat-qytet të Greqisë. Po unë nuk pranova, duke e ndjerë veten si person “të përdorur”, tashmë nga të tria krahët në dy “mesele” që cënonin parimet e mia të karakterit, i mbetur edhe si “i panjohur” në botën e madhe të gjithësisë…Vetëm se, dhëndëri trokiti rrishtazi në derë , pas tri viteshtë tjera, tok me një burr të panjohr me çantë , kollare e republike elegante. Ç’kishte ndodhur? Ajo nusja, nga dera e të dy binjakëve Sozi, kishte kërkuar të divorcohej! Po përse? Nuk mund ta dija e as të pyesja si e qysh e nga (?!) Ai njeriu me çantë, me kollare e republikë, që tha se ishte avokati i dhëndërit , më bëri të ditur se figuroja si i vetmi dëshmitar i tij. Ngrita supet , si i paditur që isha në këtë ngjarje rastësie, kur në kohën e sotme njeriu është i pasigurt për hapat që hedhë vetë e jo të përgjigjet edhe për të tjerët, aq të largët në kohë, vënd e hapësirë, sikundër janë edhe planetet me njëri tjetrin! Mirëpo ai tha se ishe njeriu i parë e krushku i parë që i “mpleksi” këta të rinjë, andejë nga ishin, dhe nuk mund të ishte aq i çliruar nga përgjegësia morale. Morale , mase po, por jo ligjore,- thashë unë, duke e argumentuar se ata qenë rekomanduar nga të tjerë persona, njohur e bashkuar më pastajë, nga ana e anës, para se të veja unë e të bëja thjesht zakonin e vëndit, ceremoninë e “kërkuesit të dorës” dhe të shoqëruesit, mbetur i ziu njeri fillikat, ndërkohë që ata u martuan me dëshirën e tyre, mandejë bënë edhe një kolopuçë, i nderuar Zotëri. Se martesa nuk është ndonjë “lodër krevati”, Zotëri e as si një histori “pilafit”, që sefte na duket i mirë e na pëlqen e të nesërmen jo, pasi ajo femra nga ai fshat i largët, ka ardhur në një shtet tjetër të civilizuar, Europjan, ka mësuar edhe të vishet, stoliset, të vejë edhe në ato buzuqet tuaja e të harrojë fare dajret e fshatit të saj, apo edhe të shohë filma të tjerë, të ndjejë erën e qytetit, bile të mësojë edhe zanatin e rritjes e ngyrosjes së thonjëve, dhe, pasi kalojnë edhe tre vite te tjera, që ajo është “emancipuar mbarazi”, u kujtoka edhe për mua ky djal, për të më përdorur si haraqe domatesh a fasulesh? Jo mor djal! Ohi, Qirje! Jo, more Zotëri!
Nuk pranova kursesi. Dhe fajin ja hodha tim biri që më mpleksi me ta. Pra, edhe këtij derdimeni , që isha unë e vajta tek “taracat e kinezërve”! Kur në gjithë planetin tonë nuk e kanë për gjë të mpleksen e të ç’mpleksen që të dyja sekset, si lodër hesapi, duke e shdërruar DIVORCIN si një fenomen të zakonshëm, për t’u “dhënë punë” të pambaruar kurrë edhe gjyqëtarëve…Dhe vjen pastaj një kohë që edhe dajret bien më ndryshe, sazexinjtë e buzuqet gjithashtu..I telefonova tim biri e ja thashë të gjitha ç’duheshin thënë. Ai heshti një hop, përtej telave e tha:”Të më falësh Babi! Mos u shqetso! Gabova unë…Nuk gjenim dot grua edhe për atë njeri, që s’qe i zoti as për vete dhe të “rramë në qafë” kot fare…Nuk e pandehja kaq të humbur kunatin tim! Se edhe mua ashtu mu dukë fillimisht, kur qe tek ne në Hollandë dhe, kur i pa mullinjtë e erës, nëpër fusha e male, mbeti i habitur e tha:“i shohë që janë mullinjë me erë, po uji nga u vjen?!”
Athinë, dhjetor 2022.
Burimi/Facebook


Leave a Reply