Nuk shoh me sy,
tridhjetë e ca vite u bën
qe kur nuk shoh,
jam si një shelg i vetmuar
e i mbuluar në dimër në livadhin e thatë,
braktisur nga zogjtë dhe gjethet.
Dita qe ndriçon dhe nata janë për mua një,
Që të dyja më sjellin veç errësirë
qiellin kurrë s’e pashë
as yjet dhe as Jupiterin
Por e di ku e kam varrin e nënës
e vizitoj, lulet ia ujis çdo ditë mbi,
flas me të
vetëm ajo më dëgjon.
Botën do të doja ta ndryshoja edhe pse nuk e shoh,
urrejtjen do tê doja ta ndaloja edhe pse nuk mundem.
Çdo ditë vjen mëngjesi e zogjtë i dëgjoj nga dritarja
e unë prapë nuk shohë,
Çdo ditë bie nata
Çdo ditë agon dita e mua shikimi nuk më kthehet.
Trishtohet era mbi shkëmb nuk ka më gjethe të gjelbra,
Dallëndyshet i dëgjova se shkuan
e kuptova se iku vera.
Çdo ditë vjen mëngjesi e nëna nuk zgjohet më në agim,
unë nuk hap sytë dot s’hap se s’kam guxim.
Një bastun prej druri tërë jetën do më shoqëroj,
është navigacioni im i kohërave moderne.
Shpesh stepem në mes të rrugës,
në dorë kam bastunin tim
e shtrëngoj fort me duar
mendoj se do ma sjellë forcë në zemrën time
e kam nga frika se nuk di ku jam
ngelem bosh si gropat prej dheut qe presin te bie shi
Mē vdiq edhe kjo verë më shkoj edhe kjo ditë
Me thonj hap varrin, ta varros verbërinë time,
por s’ia arrijë dot ta mbulojë dheun
qe terri i syve te mi mos të dal në dritë
të varroset në humnerë ku as edhe dielli nuk arrin.
Vera qe shkoi i pikëlloi qiejt si pikëllohem unë për veten dhe për nënën time.
Më duket vetja si një zog pa krahë
si dikush qe të shtynë rrugëve herë majtas e herë djathtas.
Më duket vetja se jam në kopshtin zoologjik
ku shoh çdo gjë rreth gardhit tim
por s’arrijë të dalë jashtë të jem i lirë.
Unë nuk mund të betohem në dritën e syve të mi,
por me jep shpresë një fjalë e urtë
ku thotë se njeriu sheh me mendje e shpirt e jo me sy.
Autor: Lulzim Osmanaj


Leave a Reply