Sapo e lexova dhe me pelqeu shumë,si përherë analiza e SHABAN MURATIT.
Profesori eshte ndalur kete rradhë,tek sfida qe VUÇIQI i Serbisë i beri Bashkimit Europian duke deklaruar mospjemarrjen ne takimin e dhjetorit,ne Tirane.
Sigurisht qe sfida eshte komplekse dhe eshte kushtezuar nga shume arsye:
Se pari,
Nje takim i tille i zhvilluar ne Tirane i shqetson aleatet e Serbise.
Zgjedhja e Kryeqytetit Shqiptar per nje takim te nivelit te larte shprehe orientimin e ri te Europes ndaj Ballkanit Perendimor.
Ajo ka hequr dylbite dhe ka vendosur ti ndjeke nga afer zhvillimet ne rrajon duke vleresuar hapur edhe poziten e rendesishme qe ze Shqiperia ne keto zhvillime.
Se dyti,
Ushtari i Putinit,Viçiq ka marre urdher ta prishe kohezionin e ti demtoje objektivat e BE per Ballkanin Perendimor
Braktisja e ketij takimi me rendesi nga Serbia ka qene nje gur prove per mardheniet e saj ne Politiken e Jashtme.
Ne mes te BE dhe Rusise ajo u prononcua hapur me Rusine duke prere shpresat e vendeve perendimore per ta mbajtur Serbine ne gjirin e vet.
Se treti,
Pergjegjesine per qendrimin e VUÇIT nuk e ka Serbia por vete Bashkimi Europian qe vazhdimisht ja ledhaton koken Serbise.
Prova me e madhe ndaj kesaj mardhenie Serbi-BE eshte Kosova.
I vetmi vend qe mbahet i izoluar dhe nen nje rregjim te rrepte te vizave eshte Kosova.
Europa i eshte nenshtruar presionit rusoserb duke e kthyer Kosoven ne nje GETO ku jeton nje nga popujt më properendimor te planetit.
Se katerti,
Eshte koha qe BE ti jape mbeshtetje te vertete shqiptarve ne Ballkan duke denuar krimet e Serbise ndaj shqiptarve dhe duke ndalur leshimet ndaj saj.
Kjo mbeshtetje duhet te filloje me rrespektimin e te drejtave kombetare e njerzore te shqiptarve ne te gjitha vendbanimet e tyre ne rrajon.
Kjo mbeshtetje duhet te filloje me trajtimin e barabarte te shqiptarve ne Kosoven Lindore me serbet ne Kosoven Veriore duke ndalur debimin e shqiptarve nga shtepite dhe tokat e tyre.
Europa duhet ta ndale presionin ndaj shqiptarve per leshime te reja nder te cilat ASOCIACIONI eshte me i demshmi per raportet shqiptaro-serbe si dhe vete paqen ne Ballkan.
Se pesti,
Sfida e VUÇIT ndaj BE duhet ta nxise Europen drejt nje politike me parimore duke e larguar bindshem nga loja me shumë porta.
Prej shume vitesh Europa ka luajtur me shume porta ne Ballkan.
Shqiptaret i ka mbajtur me premtime pa fund duke e vonuar integrimin e tyre drejt bashkimit europian e nderkohe me Serbine eshte sjellur ndryshe duke e joshur me leshimet qe i ka bere ne dem te shqiptarve.
Kosova ne vend qe te ishte pale eshte kthyer ne teme ne mardheniet e Serbise me BE.
Asnjehere nuk flitet per krimet e luftes kunder shqiptarve,per demshperblimet e luftes,per te drejtat e shqiptarve ne Kosoven Lindore.
Nga perfaqsuesit europian flitet vetem per te drejtat e serbeve ne Kosove,per asociacionin e komunave me shumice serbe e keshtu me rradhe.
Se gjashti,
Sfida e Vuçiqit ndaj takimit te Tiranes eshte konkretisht nje goditje ndaj vete politikave te kryeministrit Rama per bashkepunimin rrajonal.
Kjo sfide shenon edhe fillimin e fundit te Minipambukut ballkanik apo Ballkanit te hapur.
Kjo sfide eshte nje thirrje e re per politiken shqiptare per tu udhehequr nga Samiti i Berlinit per Ballkanin Perendimor dhe jo nga OPEN BALLKAN apo CICMICI BALLKANIK.
Se shtati,
Shqiptaret e meritojne mbeshtetjen europiane sepse kane dhene kontribute e kane derdhur gjak ne mbrojtje te qytetrimit Europian.
Ata nuk duhen perdorur si plaçke tregu per te zbutur zagarin e Rusise ne Ballkan.
Per fat te keq duhet te themi hapur se pas luftes ne Kosove,Europa ka mbajtur nje qendrim tjeter ndaj zhvillimeve atje.
Izolimi i Kosoves ka qene i gjitheanshem e shqiptaret e Kosoves kane mbetur me shume se 20 vjet te ndare nga perendimi.
Ndryshe me fatin e shqiptarve,Institucionet europiane jane marre me çdo gje serbe ne Kosove.
Jane marre me kishat e manastiret serbe,me tokat e pasurite e tyre,pa pyetur se te kujat jane dhe pa evidentuar origjinen e tyre.
Jane marre me te drejtat e serbeve ne Kosove pa pyetur per te drejtat e shqiptarve nen Serbi,per debimin e parreshtur te tyre e spastrimin etnik atje,sidomos ne MEDVEGJE E BUJANOC.
Gjate jo me pak se nje shekulli,Europa ka lejuar qe ne syte e saj,shqiptaret te grabiten,te dhunohen,te debohen,te vriten nga serbet dhe fatkeqsisht, ajo ka heshtur.
Ka heshtur ndaj nje vendi e nje populli qe ka derdhur gjak ne mbrojtje te krishterimit te sotem europian.
Sheshet e Europes perendimore zbukurohen nga shtatoret e bustet e Skenderbeut e mirenjohja ndaj pasardhesve te tij le shume per te desheruar.
Le te shpresojme se sfida e VUÇIQIT ndaj Samitit te Tiranes do ta zgjoje Europen per nje qendrim me te vertete tjeter e konkret ndaj shqiptarve.
Ajo nuk duhet te harroje se vetem investimet mund ta zhvillojne Kosoven dhe Shqiprine e ta ndalin emigracionin dramatik.
Ajo nuk duhet te harroje se shqiptaret po kalojne veshtirsi te medha jo vetem per fajin e tyre…!
Ajo nuk duhet te harroje se shqiptaret jane merzitur me integrimin e sterzgjatur europian e nje dite mund te ja hapin porten, ariut te bardhe qe pergjon me veshet ngritur pas saj…!
Dashamir Uruçi,
Shkoder,3 Dhjetor 2022.
Burimi/Facebook


Leave a Reply