Tek ti njoha gërmat si rruaza të arta,
fjalët e fjalitë, më tej frazat e gjata,
tek ti gjeta ushqim me mënçuri e vlerë,
e humbja në to, si bleta mbi nektar.
****
Brënda botës tënde, harroja trishtimet,
më bëre të fortë, me ca jetë si në filma,
tek heronj e tu, shpesh shihja veten time,
lodhur, por në këmbë, në rrugë plotë mundime.
****
Kur të shfletoja fletët ti prekja ngadalë,
sikur t’kishin shpirt e mos ti lëndoja,
bashkë si dy dashnor, rrinim netë me radhë,
se s’më linte ankthi sa të të mbaroja.
****
Pastaj ju vendosja me shoqet ndër rafte,
e çfarë mbanit brënda i stisja në mëndje,
ç’më that ju, moj libra e jeta halle madhe,
librat e mia stisa, në prozë e në vargje.
****
Shkrova të vërteta mbledhur nga gjithë jeta,
spërkatur me ngjyra marr nga fantazia,
bashkë me shpirtin tim, t’ëmbla dhe tê hidhta
me ar i qëndisa tek librat e mia.
Lumja.


Leave a Reply