Aktualisht po zhvillohet Botërori i futbollit në Katar. Një eveniment që ndiqet në të gjithë botën dhe veçanërisht në Shqipëri, “tradita” e do që shqiptarët të simpatizojnë për kombëtare të ndryshme në mungesë të përfaqësueses tonë.
Deri këty nuk ka asnjë gjë të keqe, sa mbetemi tek simpatia nuk ka asgjë të keqe, problematika sipas opinionit tim fillon kur nga simpati për një kombëtare të caktuar ajo kthehet në tifo të ekzagjëruar. Aq sa rëndom sheh individë, jo vetëm në rrethin e ngushtë, por madje edhe në media të shkrihen kaq shumë në tifo me këto ekipe saqë për një moment duket sikur janë kombëtaret e tyre. Këta dalin me bluza dhe shallë të stilizuar me flamuj gjerman, anglez italian, francez etj.
Në këtë atmosferë ndeshjesh e tifozerie has shpesh në debatesh të tipit: ishte faull; na e bët me hile; ne jemi më të fortët; ne gjermanët do të kishim dashur dhe Italinë ne botëror t’i tregonim superioritetin; ju të Argjentinës me Mesin keni marr fund; me kë do luani nesër?; Ore ne kundërshtar më të fortë kemi Francën!; Si nuk na e dha penallti!; etj etj.
Në këtë dialektikë ajo që bën përshtypje është përdorimi i vetës së parë dhe përemrave pronor. Thuaj se Gjermania, Franca, Italia, Spanja, Anglia të jenë me të vërtetë kombëtaret tona. Jo vetëm kaq, por edhe festimet në rast fitoreje ose hidhërimet në rast humbje janë kaq të ndjera saqë bëhet totalisht absurde, irracionale dhe groteske po të mendosh që festa apo hidhërimi në këto nivele i përket bashkombasve dhe shqiptarët këtu nuk kanë asnjë lidhje.
Ky fenomen në opinionin tim është aq i sikletshëm aq sa edhe i padinjitetshëm. Minimalisht nuk ka reciprocitet dhe normalisht nuk mund të ketë kur luajnë kombëtaret.
Kështu nuk njoh asnjë të huaj të jetë gezuar e të ketë festuar në këto nivele kur kombëtarja jonë fitoi në Evropian kundër Rumanisë ose të jetë hidhëruar kaq shumë kur ajo nuk arriti të kaloj grupet. E kundërta ndodh këtu, kur çmenduria kolektive valëvit flamuj të huaj në ballkone apo dergjet në sheshe kur kombëtarja jo shqiptare fiton kampionatin. Këtë as një populli nuk ia kam parë ta bëj, sa do i vobektë qoft ai.
Është ndryshe kur bëhet tifo për një ekip lokal, psh. Milan, Inter, Juve, Barça apo Reali, sepse përtej qytetit në kompozitin e tyre ka lojtarë nga e gjithë bota ku mund të mos mungojnë edhe shqiptarët. Në këtë kuptim një tifoz gjen një lloj përkatësie, por mbi të gjitha edhe sepse filozofia e ekipeve të tilla ka evoluar drejt një koncepti tashme gjithpërfshirës dhe ndërkombëtar.
Ndërsa kur flitet për kombëtare filozofia është totalisht e kundërta. Filozofia e një kombëtareje ezaurohet në tautologjinë kombëtarja është kombëtare. Përfaqëson një Komb, një Flamur, një Gjuhë, një përkatësi, e të gjithë lojtarët duhet të jenë bashkështetas.
Në mënyrë të pavetëdijshme kjo tregon që ne jemi ende një popull fëminor. Koncepti feudal e klanor është ende i gjalle. Ndër shiptarët nuk ka ndodhur ende nje fenomen, një eveniment nje revolucion apo evolucion që të lartësoj ndërgjegjen kombëtare.
Koncepti klanor është ai që e ndan shoqërinë në klane në fise. Klanet veprojnë si habitati natyral dhe më i lartë ku pjestari ndihet i përmbushur. Për individin klanor nuk ka gjë më të lartë se klani, ritet e traditat ruhen me fanatizëm dhe krenaria ekspozohet në stema e flamuj.
Përkatësia në një klan të caktuar është edhe një status social. Ku individi i një klani të caktuar mund të gezoj respekt ose të përçmohet. Problematikat e klanit lidhen me faktin që duke qenë klani institucioni më i lartë shoqëror, nuk mungojnë rastet që një klan i caktuar në konflikt me një klan tjetër të të njejtës gjuhe të bashkëpunoj me klane të huaja kundër klanit të ngjashëm.
Një popull fillon e rritet kur del nga koncepti klanor e përqafon atë të kombit. Tashmë klanet janë bashkuara rreth një flamuri, një gjuhe e rreth të njejtave ideale. Ata shkrihen rreth kombit. Kombi bëhet kështu institucioni më i lartë moral dhe ideologjik.
Për këto arsye nuk do të gjeni kurrë një gjerman, një italian, një francez apo një spanjoll të bëj tifo si i çmendur për një kombëtare që nuk është e tija sepse do i ngelte hatri flamurit të tyre kombëtar.
Normalisht ka njerëz kozmopolitan e globalist që do mundet edhe të ishin kundër këtyre rreshtave. Megjithatë ky shkrim nuk është për ata.
Ky është realitet i hidhur i joni, kur mendon pastaj që ka shqiptar që bëjnë tifo për Serbinë, Francën apo Spanjën mbetem pa fjalë
Ps. Kush mendon se sporti në përmasa të tilla është apolitik, nuk e ka idene fare se çfarë ështe sporti. Fifa, Uefa me Platinin që mbronte Serbinë. Nba me fushatën e zgjedhjeve presidenciale etj etj.
Burimi/Facebook


Leave a Reply