Sot, me 24 Nëntor 2021 është 73 vjetori i themelimit të Teatrit ” Migjeni”, ” Nderi i Kombit”.
73 vjetori i trupës së teatrit “Migjeni”, në fokusin e statistikave.
Trupa profesioniste e teatrit “Migjeni” u krijua me 24 Nëntor 1949, në zbatim të vendimit nr. 572 të Këshillit të Ministrave të asaj kohe.
– Trupa përbëhej nga një regjisor ( Andre Skanjeti).
– Tetë aktorë profesionist. (Çezarina Çiftja, Antonjeta Fishta, Vitore Nino, Adem Kastrati, Ndoc Deda, Ndrek Prela, Paulin Lacaj dhe Tef Krroqi).
– Dymbëdhjetë aktorë amatorë.
( Tinka Kurti, Bahrije Mani, Fadile Mustafa, Zef Jubani, Lin Gjoni, Enrik Prendushi, Gjovalin Çarkashija, Halim Kali, Kolec Tarfuku, Çesk Vuksani, Muhamet Ulqinaku).
– Një sufler. ( Palok Kurti)
– Një skenograf ( Pjetër Deda)
– Dy marangoz ( Lec Prendi, Kin Marashi)
– Një rekuizitjer ( Ndoc Bazhdari.
– Një robaqepës ( Ejll Gjushi)
– Një llogaritar ( Zef Jubani).
– Premiera e parë u shfaq, me 26 Maj 1950.
– Gjatë 73 viteve, kjo trupë ka realizuar 231 premiera, me një mesatare prej 3.1 në vit. Nga këto 231 premiera ishin 138 drama, 69 komedi, 7 teatër poetik, 4 monodrama, 10 drama dhe 1 komedi për fëmijë.
– Në 73 vite kanë interpretuar 97 aktorë profesionist ( nga ke këto 34 aktore femra), dhe 293 aktor amator.
– Në 231 premierat kanë kontribuar 70 dramaturg shqiptar ( nga këto 1 grua).
– 46 regjisor ( nga këto 5 regjisore)
– 46 skenograf ( nga këto 2 skenografe)
– 5 koreograf
– 9 kostumograf (nga këto 7 kostumografe). Ky numër është më i madh në realitet, por, para viteve 90 kostumet i kanë dizenjuar skenografët dhe nuk janë shenuar në posterat e shfaqjeve.
V.O. Këto statistika po paraqiten në sintezë, marrë nga studimi i realizuar nga arkivisti i teatrit dhe i mbeshtetur në dokumentat origjinal të arkives së teatrit “Migjeni”.
Burimi/Facebook/Teatri Migjeni, Shkoder


Leave a Reply