Ne festuam se bashku 20-Vjetorin e krijimit te Shoqates se shkrimtareve Shqiptaro Amerikane ne New York. Shkrimtari Pali ka qene qe ne themelimin e saj. I Ati I tij eshte Janko Pali nje figure e ndritur ne arsimin kombetar.
Mire u takofshim ne aktivitete te tjera!
Ju urojme jete te gjate!
Po sjelle ne vemendjen tuaj poezine “Testamenti” me plot mesazhe aktuale dhe ne ditet e sotme…
TESTAMENTI…
Në një letër të bardhë, bukur është shkruar,
“TESTAMENT” ka emrin, kurrë s’duhet haruar.
Atje është shprehur, si shpirti si ndjenja,
Nga dora e babait, gjithë malli e brenga.
Në kuti të thjeshtë, brënda në valixhe,
Një shënim nga jashtë “hapet”…mbas vdekjes sime”.
Dyzet ditë të tëra…pa babanë pranë,
Testamentin hapëm…ç’qe shkruar e pamë.
E me lot në sy të tre vëllezër bashkë…
Betimin e bëmë, mbi Testamentin e artë.
Bota e tij e madhe, e përcaktoi çdo gjë,
Të jeni të bashkuar, nga hera e gjithinjë.
Do keni probleme i zgjidhni të tre…
Bashkimi bën fuqinë, i vëtëm kurrë s’je !
Po iki nga jeta shumë i lumturuar,
Me nipa me mbesa, si yje të shkruar.
U ritët me dy nëna*, si as një djalë tjetër…(historia jonë)
Nderuat vet veten…dhe ne pleqtë e vjetër.
Ndoshta do çuditen, fëmijët mbas meje…
Me të varfërin Testamentin tim.
Atje s’ka të shkruar, hiç për kapitale,
Por që të tre vëllezër…deri në perëndim*. (deri ne vdekje)
Të doni njëri tjetrin, sa keni sytë hapë,
Të jeni bij të fshatit, në kohë e situatë.
Se njeriu i mirë, emrin e lë mbrapa,
U dua fisnikë…keshtu u porosit baba !
Në fjalët balsam të atij Testamenti.
Ay shprehu vetëm VËLLAZËRI,
Se jeta është e shkurtër…por edhe e gjatë,
E shijoni* atë kur keni vetëm harmoni. (jetën)
Bekimin e uratën e prindëve të marish,
Je njeri me shpirt, e zëmër të gëzuar…
Ke parë ndonjë tjetër që ashpër sillet me prindët…
Kur ikën rrugës…me vete flet si i maruar* ? (i çmendur)
Se Testamenti qe i varfër, në plaçkë e në monedhë,
Por kish fjalë, e busull porosi.
Të jenë të bashkur, për jetë djemtë,
At’here, do jem* rehat e do fle në PËRJETËSI. (baba)
Testamenti, është amanet i pa vdekshëm,
Zbatoje me nder e besnikeri…
Unitetin kërkon ay ndër VELLEZËR,
Se ata dhe të vdekur shqetësohen, kur s’kemi harmoni !
(P J.P—“Testamenti” në Korfuz 20 tetor 1994
Burimi/Facebook


Leave a Reply