M’ kujtohet kur linde, e te mora per here t’ pare ne gji e s’dijshe ç’ ka me ba, e si me vepru. Kam durë të medha e di, e ti e atehere ishe sa nji kukull. Me t’ shtrengu kisha frike, pikersiht njat moment kuptova c’ do me thane dashuni. Me kohen u bane gjithnji e ma e bukur, e cdo te shtune pas kthimeve nga puna me dite e nete larg, mezi pirtshe me t’ perqafu e me te shtrengu perhere e ma fort.
Te rujshe nga mrapa me te prite nese rrezoheshe kur msove bicikleten, te mbajshe nga krahet kur msove patinat me rrota, pse gjujt nuk dojshe me t’ u gjakose…
E kshu, ti e vogla ime u bane me skuadren kampione te Italise…
Isha tifozi jot i pare. Ne cdo fitore me kerkoje me sy, e dije se ku ndodhesha, pse isha une qe bajshe ma shume tifozllek se e gjithe arena bashke.
Ngjirresha duke thirre per ty, por ma shpesh me nxirrnin nga tribuna, sepse isha ai qe protestonte me gjyqtaret.
Ti bije, te parin qe perqafoje pas cdo gare ishte baba jot, une. Vrapoje dhe hidheshe tek une me furi…
Sa me mungojne ato perqafime sot…
Kujtoj netve tek t’ndihmojshe ne ekuacionet e matematikes, gjeometrise, ose në shtjellimin e pjesve te letersise…
Isha truproja yt i perjetshem neper festat dhe diskotekat e para tujat…
E kur te msova makinen, derisa more patenten, isha instruktori ma i mire e ma i mirekuptumuni n’ bote!
Ti je e rritun tashma tashi qe po te shkruj, e ke gjithnji e me pak nevoje per mu!
Sot nuk degjohemi ma si dikur…
Sot ti je merzite me mu.
Sot ti s’me flet ma …
Jemi si dy te dashurum qe jane zane, sepse baba asht dashnia me e madhe e jetes se nji vajze. Ndoshta gjanat nuk shkun ashtu si do deshirojshe, po mos harro qe ne cdo moment, sekonde, ne cdo vend te botes te jesh, une do jem aty me ty.
Anipse hala sot nuk me flet, shpirt!
Pershtat ne gegnisht nga Denata Rroji
Shkru nga nji anetar i grupit GEGNISHT
Burimi/Facebook/Gegnisht/Denata Rroji


Leave a Reply