Po shikoj që gjithë llumi korruptuar i administratës dhe qeverisjes së PD e më gjerë, i është vërsulur në rrjete sociale Enkelejd Alibejajt pas fjalës së tij sot në Kuvendin e Shqipërisë.
Ky reagim i mbështetësve të lëvizjes salimeta/j më bind edhe më shumë në vlerat dhe lidershipin e tij . ”
“Nuk përfaqësoj ata me të cilët nuk kam asnjë lidhje ” – tha Alibeaj duke bërë diferencën, pikërisht me lëtyrat politike dhe llumin që po e shan .
Të gjithë e dimë që z. Alibeaj është politikani me pastër e me i pa përfolur i PD dhe krejt politikës por edhe më i qarti politikisht dhe më i korrtekti moralisht .
As kundërshtarët ish-komunistë nuk kanë mundur të thonë qoftë apo të sajojnë edhe një fjalë për korrupsion apo shkelje të ligjit e parimeve prej tij .
Është shumë e vërtetë që ai nuk përfaqëson komunistët se është antikomunist, nuk përfaqëson punëtorët dhe bashkëpunëtorët e Sigurimit se votoi kundër hetuesve të sigurimit në 2013, kur Berisha i emëroi ata në krye të Gjykatës Kushtetuese dhe hapi dosjet e tyre të krimit me ligin që hyri sot në fuqi .
Nuk përfaqëson të korruptuarit se nuk është i korruptuar, as të inkriminuarit e hajdutët se nuk është i lidhur me krimin e as me oligarkinë, as lëngaraqet servilët e zvarranikët politikë se nuk është zvarranik, as harbutët se është fisnik, në ADN e në formim , as antishqiptarët është brez pas brezi patriot.
Dhe sigurisht nuk përfaqëson dot as idiotët se përfaqësimi i tyre është pamundur, se nuk kuptojnë gjë dhe me këtë cilësi që kanë, nuk i përfaqëson dot edhe sikur të duash.
Alibeaj nuk përmendi emra se siç tha “nuk ia lejonte edukata familjare” por besoj se nuk ishte e nevojshme ta bënte këtë .
Ata e bënë edhe po e bëjnë vetë, me reagimet tipike prej llumi, ndaj tij !
Ai dhe të tjerë që nuk janë pjesë llumit politik duhet të bëjnë çdo ditë pikërisht këtë që bëri z. Alibeaj, të distancohen llumi dhe e keqja duke bërë diferencën që publiku të kuptojë që në këtë klasë politike nuk janë të gjithë një soj, se ka ca që bëjnë dhe duhet të bëjnë diferencën.
Këtë duhet ta bëjnë duke manifestuar një politikë e retorikë ndryshe, qytetare e fisnike e duke u distancuar publikisht nga llumi komunist e post komunist i politikës shqiptare.
Duhet ta bëjnë më fort e me shpesh këtë .
Se kjo nuk nxjerr në pah në sytë e publikut vetëm diferencën e tyre por edhe diferencën e llumit, i cili falë teknologjisë dhe rrjeteve sociale dhe përballë rrezikut të fundit të tyre, më shumë se politik , identifikohet vet botërisht .
Llumi nuk mund të përfaqësohet , vetëm përçmohet !
Se po u përzjeve me krundet e sigurt që do të hanë pulat – thotë populli trim ynë dhe liridashës.
n.ç
p.s – Pres reagimet dhe vetëidenfikimin e llumit edhe në komentet për këtë shënim !
Burimi/Facebook


Leave a Reply