Një ngjarje e trishte që ripërsëritet për të disatën herë. Mediat pro qeveritare kanë vrapuar të hedhin baltë mbi të ndjerin. Po të lexosh me vëmëndje këto medie që nuk kanë as zot, as parime, as moral, nuk merren me ngjarjen, por me jetën e të ndjerit dhe me insinuata që kërkojnë të anatemojnë figurën e tij. Këto medie i thonë lexuesve mos të ndjejnë empati keqardhje për të ndjerin, sepse ai ishte këshu dhe ashtu. Ka më qasje meskine dhe djallëzore.
Sikur sistemi të jetë më i miri dhe më i drejti i kësaj bote, do të mjaftonte heqja e lirisë dhe e jetës së një të pafajshmi për ta shkulur atë me themele. Për këto vrasje nuk mjaftojnë as dorëheqjet as faljet as dënimet, sistemi arrogant që fryn këta krimele duhet shkulur me rrënje. Prandaj më shumë sot se kurrë shqiptarët duhet të dalin në protesta e në mosbindje civile.
Burimi/Facebook


Leave a Reply