E ndertuar ne vitin 1616, dhe qe i kushtohej Shen Gjon Pagezorit, e ku thuhet se aso kohe kishte ne juridiksion 80 shtepi te Rapshes se Hotit. Nderkoh qe ne vitin 1699 shenohet Famulli, e ku pervec kishes ishte edhe vendbanimi i famullitarit.
Ne vitin 1672, mesohet se aty ka funksionuar edhe nje shkolle. Ne vtin 1745 shenohet se misioni i Hotit numeronte 200 shtepi me 2700 fryme. Ndersa ne vitin 1849 mesojme se Kisha e Brigjes kishte titullin Kuvend dhe varej nga Prefektura Apostolike e Kastratit. Nderkohe qe ne vitin 1907, famullia ka 6 fshatra me 1838 banore. Keshtu shkruan ne mes tjerash publicisti dhe studiuesi Ndue Bacaj, ne shkrim “Rrugetime historike ne Kishen e Brigjes se Hotit”, botuar ne gazeten “Malesia” dhjetor 2014. Nisur nga kto fakte historike dhe mjafte te tjera, e kur dihet se ne kte kishe, ka sherbyer edhe Pater Gjergj Fishta, e ne vecanti edhe Italiani At Erasmo Balnoe, ne vitet 1756 – 1788, i cili njihet si mjeku dhe edukatori i femijeve te Pashallareve Bushatlinje te Shkodres, nga i cili Kishes se Brigjes iu shtua fama. Me inisitiven e famullitarit te Hotit, Dom Ardian Arra, pase propozimeve te ardhura edhe nga banore te Hotit, kudo ku ndollen e posacerishte nga ata te Rapshes dhe Brigjes, sapo ka nisur puna per mbeledhjen e fondeve per zbatimin e nje projekti te hartuar nga Kisha Katolike e qe kap vleren e 35 000 dollareve, ku do te ndertohet nje tip memoriali perkutimor dhe historike si shenje deshmie e historise se kesaj kishe, ku do te jete edhe nje kende tip muzeu i famullitareve qe kane sherbyer prane kesaj kishe e te tjera deshmi, qe mund te sigurohen. Pekerishte per realizimin e kesaj nisme Famullitari i Hotit, Ardian Arra i cili ka marr pergezimet e te gjithve per punet e realizuara ne Hot, takimin e pare e ka ber ne New York, me Hotian nga Rapsha dhe Brigjia e Hotit, per mbeledhjen e fondit prej 35 000 $, ku te pranishmit nuk kan ngurruar qe te japin sipas mundesise se tyre, dhe nuk jane grumbulluar pak por vetem ne kte takim, jane dhene rrethe 20 000 $, por puna nuk mbaron me kaq dhe vetem ketu sepse, ky nuk eshte i vetmi projekt prandaj Famullitari Arra po keto dite do udhtoje edhe ne Detroid, e me pas edhe ne Londer, sepse ka edhe nje tjeter projekte, per mbeledhjen edhe te 23 000 dollareve te tjer, per rregullimin e teritorit ne Rapshe, mbjedhje pemesh si dhe rregullimin e fushes se futbollit, duke e cuar shumen e parave qe do te grumbullohen ne vleren e 58 000 $, e qe eshte premtuar se nje nisem e tidhe do te realizohet plotesishte e biles edhe ne kohe rekord qe te nise puna sa me pare.
“Zani i Malsise”



Burimi/Facebook


Leave a Reply