Nëse jeni ne çift, përfitoni nga kjo dite e bukur për te folur hapur me partnerin. Ai do tregohet i kuptueshëm dhe shume shpejt do filloje t’i vere ne zbatim kërkesat tuaja. Beqaret do jene te gatshëm te bëjnë gjithçka vetëm për t’u argëtuar dhe për t’u njohur me persona te rinj. Financat me ne fund do fillojnë te stabilizohen ndjeshëm. Ruajeni sa me shume këtë ekuilibër.
Demi
Ka shume gjasa qe lidhjen tuaj sot ta pushtoje monotonia. Nuk do keni as debate dhe asnjë diskutim me partnerin. Kujdes sepse po vazhdoi për një kohe te gjate kjo monotoni mund ta shkatërrojë atë qe keni dertuar deri me sot. Beqaret ka mundësi te kryejnë një takim impresionues. Financat do jene te mbrojtura megjithatë nuk duhen marre vendime te nxituara.
Binjaket
Yjet parashikojnë një dite te shkëlqyer për ata qe janë ne një lidhje. Do ruani një klime te ngrohte ne çift dhe nuk do keni as debatin me te vogël. Beqaret do ndihmohen mjaft nga Plutoni i cili do iu ofroje mundësi te mira për takime. Shfrytëzojini ato! Financat nuk do jene ashtu si ju i dëshironit dhe kjo do iu beje te qëndroni gjithë kohës ne gatishmëri.
Gaforrja
Do jeni shume pasionante gjate kësaj dite dhe do kaloni ore te nxehta me partnerin tuaj te dashur. Nga ana tjetër do e respektoni mjaft mendimin e njeri-tjetrit dhe kjo është një pike ne favorin tuaj. Nëse jeni ende beqare mos e humbni shpresën deri ne minutën e fundit. Buxheti duhet menaxhuar me shume kujdes dhe maturi. Vetëm ne këtë mënyrë nuk do keni tronditje.
Luani
Asgjë për t’u veçuar gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Komunikimi do vazhdoje te jete i njëjtë, por do keni edhe ndonjë debat te vogël. Mos këmbëngulni shume kur nuk jeni 100% te sigurte për diçka. Beqareve nuk iu pëlqejnë aspak aventurat, prandaj edhe sot do qëndrojnë vetëm. Financat priten te kenë përmirësime fale ndihmës se një personi te afërt.
Virgjeresha
Ka rrezik qe jeta juaj ne çift te pësojë tronditje gjate kësaj dite. Nuk do bini ne një mendim me partnerin tuaj dhe kjo do iu beje te mendoni me te keqen. Kujdes! Beqaret do kenë një takim shume te bukur. Lëreni zemrën t’iu udhëheqë dhe nuk keni për t’u penduar. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj dhe do iu ndihmoje t’i stabilizoni te ardhurat.
Peshorja
Dite e mbushur me debate te mëdha dhe diskutime për tema delikate. Partneri do iu kritikoje juve për gjithçka dhe kjo do iu beje te ndiheni akoma me keq. As beqaret nuk do jene ne gjendje shume te mire shëndetësore për te filluar një lidhje. Prisni edhe disa dite. Ne planin financiar duhet te ndiqni një strategji te mire për ta përforcuar situatën. Këshillohuni me specialiste.
Akrepi
Gjate kësaj dite do jene te favorizuara flirtet edhe për ata qe janë ne një lidhje. Nëse ai qe keni ne krah nuk iu përmbush dëshirat qe keni me mire flisni hapur sesa ta tradhtoni. Beqaret do jene akoma me te favorizuar, por disa mund te ndodhen përpara zgjedhjeve te vështira. Financat duhet menaxhuar me kujdes dhe maturi. Mos i besoni shume intuitës.
Shigjetari
Yjet do kujdesen shume për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do iu bëjnë te ndiheni me te sigurte. Partneri nga ana e tij do kujdeset t’ua plotësojë dëshirat dhe t’iu përgatisë here pas here surpriza. Beqaret do kërkojnë gjithë kohës, por nuk do e gjejnë as sot atë qe kërkojnë. Financat do fillojnë te përmirësohen fale nënshkrimit te një kontrate te re ne pune.
Bricjapi
Do ndiheni te lumtur sot ne krahët e atij qe dashuroni dhe do kaloni momente emocionuese pranë tij. Zemra do iu rrahe si kurrë me pare. Edhe beqaret do ia kalojnë mire pranë miqve dhe shokëve te miqve. Mund te linde edhe ndonjë simpati sot. Ne planin financiar do jeni te paduruar dhe kjo mund t’iu shtyje drejt gabimeve. Mos shpenzoni për gjera pa rendes te madhe.
Ujori
Harmonia dhe kënaqësia do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Shprehuni lirisht për atë qe mendoni sepse partneri nuk do ua marre për keq. Beqaret edhe pse nuk do e kërkojnë me ngulm dashurinë, do kenë mundësi te mira për ta gjetur atë. Financat do jene te qëndrueshme edhe pse do shpenzoni me shume sesa duhet.
Peshqit
Dielli do krijoje një ambient te ngrohte gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do bashkëpunoni mjaft me partnerin, por do keni ndonjë debat te vogël. Mos u shqetësoni sepse ato do i japin me shume shije lidhjes suaj. Beqaret do takojnë papritur dike për te cilin qe ne fillim zemra do iu rrahe fort. Problemet financiare do fillojnë te zgjidhen pak nga pak. Beni durim!
Per”Alba – Dansk” shkodrani



Leave a Reply