Nga Gjergj Sulioti
Kjo orë kineze, ka qënë trofeu i Çmimit të tretë në festivalit të 22-të me këngën “Rritesh në për vite” të Pjetër Gacit dhe Hysni Milloshit.
Xhami i është thyer atë natë që ma dhanë, pasi pas përfundimit të festivalit erdhi të na takonte në prapaskenë një nga personat më të lartë të regjimit për të na dhënë përurimet e diktatorit dhe në panik e siper për të na rreshtuar, ora ra për tokë dhe u thye.
Për shumë vite me radhë u mbështet në një cep të dollapit dhe më tregonte orën. Rrëfente e heshtur dhe “xhamthyer” se kur do zgjohemi për të zënë radhën e qymëshit, kur do shkojmë në prova, kur në Radio, kur në Premierë, kur do flemë, kur do çlodheshim dhe kur do hame bukë.
Në fund të fundit, kjo ishte jeta e artistëve shqiptarë në mesin e viteve ’80 pa marrë parasysh talentin, mundësinë dhe vlerësimet.
Pas hapjes së kufirit u zëvendësua nga disa ora elektronike dhe hyri në një kuti të errët, së fundmi u rishfaq ende krenare dhe xhamthyer si një relikë e festivaleve të këngës.
Burimi/Facebook


Leave a Reply