Ku konkretisht ndodh në trurin tonë, rikthimi i imazhit të fytyrës së njerëzve që kemi humbur ??!???
Po ç’rëndësi ka!!!…
Në kujtesën time qëndroi sot gjatë, në një bisedë vetmevete, poeti Petrit Ruka.
– A e mban mend dialogun makbethian që bëmë dikur me Lefterin tek kioska ” Vjeshta” ku rrinte me Jorgo Bllacin?
-Po,- i thashë.
-Si ishte përgjigjia e tij?
– Ia dha mundësinë pyetja jote, Petrit,- i thashë unë.
Petriti:- Unë e pyeta: Po si nuk vure pak mish mbi eshtër o Lefter Çipa?!
Ai më tha: Do e çoj qelibar kockën time në atë botë të mos ketë çtë mbetet… Do ia heq fije më fije mishin kockës sime, deri sa ta bëj shpirtin flutur të fosforintë. Se burrit në moshën e ikjes i shkon tretja,- tha Lefteri.
Me atë kockë të qëruar, Petriti shpirt-vjosëruar, më doli sërish sot në sytë e mendjes.
Dhe mbetem ende me të dhe në orët e pasdites.
Jam në një monolog vetmevete me vargun e tij të poezisë ” Baba ne ikëm”.
” Ne bashkë do bëhemi kur të vijmë aty poshtë/…
Një kohë arixhinjsh jeton sot gjithë bota,/
ik edhe thur kanistra pikëllimi…”
Burimi/Facebook


Leave a Reply