Në vitin 1990, kur diktatura përfundimisht kishte rënë, mu afrua në Vlorë një i burgosur me origjinë nga Labëria. Mu drejtua me fjalët se gjithçka mësova në jetë, mu dha mundësia vetëm nga babai tënd. Kishte rënë në burg në një moshë fare të re dhe, me sa dukej, nuk mund të mos kishte brejtje në ndërgjegje për nënën e tij, e cila kishte vdekur disa muaj pas arrestimit. Im atë ishte nga ata që në dy burgimet e tij, nuk ishte dorëzuar në hetuesi. Në burg ishte një kategori e veçantë të burgosurish që i quanin “idealistët”. Kishin aftësinë për të parë jetën jo vetëm me burrëri, njohuri e mençuri, por edhe me një ndjenjë të pathyer besnikërie. Do të isha i fundit që të doja të reklamoja tim atë, sepse lavdërimet nuk kanë asnjë vlerë për individët e kësaj natyre. E bëj këtë publikim si për të dashur të imitoj tim atë, jo në guximin e dinamizmin pa kufi në hetuesi, sepse janë fare të paktë këta lloj tipash, që ja dalin në krye me një vetvete të panjollosur. Me thjeshtësinë më të madhe, qëllimi im është, të ftoj lexuesit e mi për të lexuar me kujdes sa kam publikuar dhe vijoj të publikoj herë pas here. Prindërit të mund t’iu mësojnë dy gjëra të sakta fëmijëve të tyre. Në të vërtetë nuk jam unë që shprehem në sa shkruaj. Në saje të një studimi të kujdesshëm, fshihen në to mendimet e filozofëve më të mëdhenj të botës, që ndryshuan, rilindën njeriun. Një student i vëmendshëm, nëse lexon këto publikime, duke u futur në thelbin e gjërave, do të jetë në gjendje të sfidojë edhe vetë kurset me pagesë të çfarëdo niveli. Janë gjëra mjaft të veçanta. Tema e Rilindjes Shpirtërore është e panjohur edhe për vetë Departamentin e Filozofisë. Nuk ka tragjedi më të madhe për të ardhmen e një vendi, kur filozofia trajton gjëra jo thelbësore, por merret thjesht me përkthime pa kurrfare lidhje për ndryshim. Problemi është se njeriu, jo vetëm në Shqipëri por në çdo vend jo të rilindur, e ka mjaft të vështirë për të dalë nga bota e tij. Ngatërron hijet me objektet e vërteta. Thirrja ime vlen vetëm për atë që është i predispozuar për të kuptuar se jashtë botës së hijeve e simboleve false, ekzistojnë tingujt e bukur të jetës.
Burimi/Facebook/Autori


Leave a Reply