Qeveria Gjermane përveçse e ka ndërprerë importin e qymyrit nga Rusia për shkak të sanksioneve, tani ka marrë edhe vendimin për të siguruar me rezerva të mjaftueshme të qymyrit për 5 vitet e ardhshme!
Për të arritur këtë qëllim qeveria Gjermane është e detyruar të importojë qymyrin nga fundi i botës siç është Australia, Kolumbia dhe Afrika!
Qeveria e Kosovës duhet të zgjohet nga gjumi, unë më shumë se disa herë kam propozuar që urgjentisht qeveria e Kosovës ti ofrojë qeverisë Gjermane një propozim projekt për blerjen e qymyrit nga Kosova që e kemi me bollëk.
Pse Kosova do të ishte vend më atraktiv për të importuar linjitin është:
– Furnizim të sigurt
– Çmimi i linjitit
– Rruga e transportit më e shkurtër dhe kostot e transportit më të ulëta.
Ky është një shans unik dhe i jashtëzakonshëm për zhvillimin e ekonomik të Kosovës.
Gjermania vetëm nga Rusia ka importuar rreth 20 milionë tonë qymyr në vit.
Për shkak të sanksioneve ndaj Rusisë ky import është ndërprerë totalisht nga Gjermania.
Një gjë është e qartë edhe pas përfundimit të konfliktit në Ukrainë, Gjermania nuk do të bëjë më të njëjtin gabim të varet nga lëndët e para Ruse.
Kosova është shumë e pasur me qymyr, e treta në Evropë me rezerva. Kosova posedon rreth 14.700 miliardë ton linjit në rezerva, që e rendit Kosovën të pestën në botë.
Në Bursë sot 1 ton qymur kushton 370 Euro!
Kosova ka rezerva 14.700 miliardë ton linjit nëse këtë sasi të qymyrit e shumëzojmë me 300 euro për 1 ton, jep një vlerë prej 4.410.000 miliardë euro (4.4 trilion euro)!
Kjo do të thotë se ne flejmë në një pasuri marramendëse por jetojmë nga lëmoshat!!!
Pyetja e natyrshme që lind nga kjo analizë është : A paguhen qeveritë shqiptare të mos i nxjerrin në dritë shqiptarët?!
A mos varfëria dhe varfërimi i vendit tonë është mënyra e vetme e mbijetesës së këtyre pseudopolitikanëve që kanë uzurpuar dhe marrë peng fatin e shqiptarëve?!
Burimi/Facebook/Autori


Leave a Reply