Masakra më e egër ndaj shqiptarëve të Çamërisë u bë më 27 qershor 1944, në zonën e Paramithisë, ku forcat e Ligës Republikane Greke (EDES) të gjeneralit Zervas hynë në qytet dhe vranë rreth 600 shqiptarë.
Të nesërmen, një batalion tjetër i EDES hyri në Parga, ku vrau 52 shqiptarë të tjerë.
Më 23 shtator 1944 u plaçkit qyteti Spatar dhe u vranë 157 veta.
Gra të reja dhe vajza u përdhunuan dhe ata burra që mbetën gjallë u dërguan në ishujt e Egjeut.
Gjatë gjenocidit kundër popullsisë çame në vitet 1944-1945 janë vrarë gjithsej 2.771 civilë shqiptarë: në Filat dhe rrethinat 1.286, në Igumenicë dhe rrethinat 192, në Paramithia dhe rrethinat 673 dhe në Parga 620.
Janë plaçkitur dhe djegur 5.800 shtëpi në 68 fshatra.
Popullsisë çame iu rrëmbyen pronat e pasuritë dhe u përzunë me dhunë nga trojet e tyre autoktone.
Llogaritet që 28.000 çamë të jenë larguar për në Shqipëri, ku u vendosën në periferi të Vlorës, Himarës, Durrësit dhe Tiranës.
* * *
Ngjarje e shkëputur nga “Kalendari i Kujtesës”, projekt i Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC).
____________
FOTO: “Refugjatë çamë, 1945”, UNRRA, Arkivi i Kombeve të Bashkuara.
Burimi/Facebook/Shqiptar Ortodoks


Leave a Reply