Nuk mund të duroj më,
do të fluturoj mbi rë,
vetëtima do të lëshoj,
zogjtë e këqij ti qelloj.
Çka me vyejn ata mua?
Farë të tillë unë nuk dua;
gomarë po me dalin,
vuajtjet spo mi ndalin,
në plagë helm me qesin,
për qyqare me shesin.
Copa-copa me lan,
për mua ndjenja skanë,
me armiqtë lidhin besën,
të ma mbysin shpresën.
Kam ca zogj lara lara,
mos i paqa sa më para!
Ca të tjerë vetëm të zi,
jetën time ma kanë nxi.
Kuq e zi zogj dëshiroj,
të ardhmen ta shpetoj.
Me dashuri prej prindi,
zogj të ri do të rilindi,
që me dalin mua zot,
nuk me lënë siç jam sot.
Plagët e mia t’mi sherojnë,
gjithë zogjtë t’mi bashkojnë,
bashk me të tyrët fole,
t’natyrshmin tim mëmëdhe.
Burimi/Facebook


Leave a Reply