Të gjitha diktaturat në botë vjen çasti që rrëzohen. Shkaqet e thella të rrëzimit nuk mund të shpjegohen përveçse në aspektin e Kohës. Një nga këto shkaqe është pavarësia që merr Koha ndaj Hapësirës. Kjo është karakteristikë bazë e Kohës Universale të Qytetërimit Perëndimor. Konkretisht, ndërsa diktaturat grabisin Kohën e shtetasve me arbitraritet e budallallëk, dhe këta nuk kanë në dorë jo vetëm Kohën, por as kokën e tyre, njeriu perëndimor ndien se edhe sekonda është Kohë e tij individuale, e Lirisë së tij, e garantuar nga ligjet dhe institucionet. Pikërisht ky ndryshim në Kohë, midis demokracisë e tiranisë, përcakton rënien me siguri matematike të të gjitha diktaturave në Botë. Prandaj në Shqipëri, si në gjithë Lindjen e Kuqe, qielli ra papritur në kokë, ndërsa në horizont nuk dukej të lëvizte asnjë fije bari…
Burimi/Facebook


Leave a Reply