Ministri i jashtem rus, Sergei Lavrov e anulloi viziten e tij më Serbi, per shkak te bllokimit të hapsirës ajrore mga Bullgaria, Rumania dhe Mali i Zi. Ai shprehu keqardhjen e thellë për anullimim e kesaj vizite, jo se nuk do te takonte dot miqtë e tij, Vuçiqin, Daciqin, Dodikun, apo patriarkun serb, por, siç deklaroi vet ai, për një arsye tjetër themelore – nuk do teë mund të shprehte mbështetjen e plotë të Rusisë për “Ballkanin e hapur”. Ky shqetësim i Kremlinit është real sepse në kushtet e sanksioneve te gjithanshme perendimote kundër Rusisë, kjo nismë shihet si një instrument efikas për shmangien e tyre, nëpërmjet ndryshimit të thjeshtë të dokumenteve të origjinës së mallit, nga prodhirus, në atë serb. Republika e Serbise ka nënshkruar marreveshje të tregtisë së lire me
Rusinë dhe me Organizatën e Bashkëpunimit Ekonomik Euroaziatik që dominohet nga Moska. Nuk është vështirë të merren me mend pasojat e rënda për prodhuesit tane nga vërshimi i mallrave ruse.
A duhet argument tjetër shtesë për Edi Ramën që të heqë dorë nga kjo nismë që u shërben interesave të një fuqie agresive si Rusia?
Burimi/Facebook


Leave a Reply