Shkruan Etnor Canaj
—
Meqenese kemi nje insistim te forte (gati ne skajet e deshperimit) prej serbeve, te cilet e lidhin ekzistencen e tyre, si ate etnike ashtu edhe ate shpirterore, pikerisht me territorin e Kosoves dhe ne veçanti me ato te objekteve te kultit te cilat ndodhen kryesisht ne Peje, le te hedhim nje veshtrim dokumentave çfare na sjellin.
Ne vepren vellimore me titull ” Hierarchia ecclesiastica orientalis. Series episcoporum ecclesiarum christianarum orientalium: Supplementum” e cila ka si kurator G. Fedalto, ne faqen 586 ndeshim si vijon:
“PEJA————————Kisha bizante
Seli mitropolite e Serbise, ne vitin 1346 mitropoliti Ioannicio konsakrohet patriark per mbreterine e Serbise nga patriarku bullgar i Ternoves dhe nga kryepeshkopi greko-bullgar i Ohrit; njihet nga patriarku i Kostandinopojes ne vitin 1375, patriarkati shtypet ne vitin 1459 nga Mehmeti II dhe aneksohet ne kryepeshkopaten greko-bullgare te Ohrit; rimekembet ne vitin 1577 dhe shtypet serish ne vitin 1766, mbasi kishte patur si vendbanim qytetin e Karlovices prej perandores Maria Tereza. Bashkimi i vendeve serbe ne vitin 1918 solli bahkimin e autonomive kishtare te Serbise, Karlovtci, Bosnje-Hercegovines, Malit te Zi dhe Dalmacise dhe ne vitin 1920 restaurohet patriarkati, ku ne krye mbart titullin “kryepeshkopata e Pejes, metropolit i Beogradit dhe Karlovtcit, patriarku serb”. Ne vitin 1931 ishin 22 numrat e dioqezave sufragane, prej te cilave 4 metropolite. Aktualisht patriarku banon ne Beograd.”
—
Po te analizojme çka sjell ky informacion do na lindnin shume pyetje qe, ajme, pretenduesit territorial te Beogradit (qofshin ata politik si dhe ata shpirteror-fetar) do u duhej te na pergjigjeshin:
1) Perpara vitit 1346 objektet e kultit aty ciles kishe i perkisnin dhe prej nga vareshin?
2) Emri i metropolitit si dhe patriarkut te pare, po ne kete vit, pra 1346, i cili quhej Ioannicio si ka mundesi qe i perkiste kishes se Kostandinopojes dhe jo asaj Serbe?
3) Sipas ketij dokumenti, kisha Serbe del te jete krijuar prej patriarkut bullgar si dhe kryepeshkopates greko-bullgare te Ohrit. Per cilen arsye pretendoni atehere qe ne kete territor ka zanafillen Serbia dhe serbet, pasi sipas kesaj llogjike i bie qe tju kene krijuar te tjeret?!
4) Perse nuk i meshoni faktit qe i vetmi patriark me origjine serbe (apo sllave) ishte ai i vitit 1831 i quajtur Meletius Pavlovitch dhe gjithe te tjeret perpara tij ishin te gjithe bizantine dhe ku nuk mungoi aspak edhe ndonje emer latin (Maximus)?
—
Ne se shohim emrat e gjithe patriarkeve te tjere duke nisur qe prej Thedorus dhe duke perfunduar ne vitin 1831, e pra, nuk del asnje me emer sllav apo serb!
Burimi/Facebook/Fari Xh Xhara


Leave a Reply