Te dashur miq,
Sot, ish presidenti Bujar Nishani mbylli syte pergjithmone duke zhytur keshtu ne dhimbje, zi e pikellim te thelle familjen e tij te dashur, miqte e te afermit, Partine Demokratike, dhe mbare Shqiperine.
Ish presidenti Bujar Nishani, ishte ikone e vlerave me te larta morale te njeriut, ndershmerise, atdhetarise dhe perkushtimit. Ai ishte burreshtetasi i shquar, qe perfaqesoi kombin dhe Shqiperine me dinjitet te veçante dhe urtesi ne arenen nderkombetare duke i dhene nder dhe vlere institucionit te presidentit, shtetit dhe qytetareve shqiptare.
Ish presidenti Bujar Nishani ne keto 30 vite, si nje sherbetor i qytetareve dhe vendit te tij permbushi me nder detyra te rendesishme nga drejtues drejtorie ne Ministrine e Mbrojtjes, minister Drejtesie, minister i Rendit Publik dhe deri ne President i Republikes.
Bujar Nishani ishte gjithashtu nje drejtues i shkelqyer, efiçient e i dashur i Partise Demokratike, deputet, minister, dhe kandidat i votuar per president te Republikes nga mazhoranca e kesaj partie.
Personalisht une kam patur tek Bujar Nishani njerin prej bashkpunetoreve me te afert, me te afte, me te dashur, me te çmuar, e me te virtytshem, i cili do mbetet gjithmone ne kujtesen time me mirenjohje e thelle per bashkepunimin e ngushte qe kemi patur, si krenari e veçante qe pata nje mik fisnik si ai.
Ndaj sot eshte dite zie dhe dhimbje te thelle per familjen e nderuar Nishani qe humben bashkeshortin dhe prindin e tyre te mrekullueshem e shembullor, per miqte dhe te afermit e tij qe humben nje mik te dashur i cili do t’u mungoje gjithmone; per Partine Demokratike qe humbi njerin prej drejtueseve me te talentuar, per shtetin dhe kombin shqiptar qe humben sot sherbetorin besnik dhe te perkushtuar, shtetarin e afte e te ndershem, patriot dhe fisnik.
Duke i shprehur mirenjohjen time te pakufijshme dhe nderimin tim me te madh ish presidentit Nishani per kontributin e cmuar per vendin, kombin dhe Partine Demokratike, si dhe bashkepunimin dhe miqesine tone te ngushte qe kemi patur, u shpreh sot ngushellimet dhe solidaritetin me te ndjere bashkeshortes, femijeve, familjes dhe miqve te ish presidentit dhe mikut tim te çmuar per kete humbje te madhe dhe te pakompensueshme! I lutem Zotit qe shpirti i mire i Bujarit te tyre te dashur te gjeje paqen e merituar. Amin! sb
Burimi/Facebook


Leave a Reply