Anjeza bashkëjeton prej 15 vitesh me Alfredon, një shtetas italian me të cilin kanë dhe dy fëmijë. Kohëve të fundit ka plasur një konflikt i ashpër mes tyre për shkak se Anjeza dyshon se Alfredo e tradhëton. Shkak është bërë një apartament në Kavajë, në pronësi të Alfredos për të cilin Anjeza ka zbuluar se i ka kaluar me akt dhurimi një zonje me emrin Yllka. Burri shfajësohet duke thënë se firma e tij është falsifikuar apo vjedhur nga dokumente të tjera por e shoqja nuk e pranon dhe ka vendosur që të mos i’a lerë fëmijët për t’i takuar derisa t’a zgjidhë këtë çështje. Cila është e vërteta e këtij mashtrimi të supozuar? A do arrijë çifti të kthehet sërish bashkë në shtëpi me një marrëveshje nga kjo seancë ndërmjetësimi apo do vazhdojnë të jetojnë të ndarë?


Burimi/Shihemine gjyq – Ediela Shqiptare – TvKlan


Leave a Reply