Un jetoj bej art shkruaj per ate grup njerez qe me duan dhe sidomos qe me kuptojne.
Varferia mund ta shpjere nje artist leht ne konformizem, sepse e ndjen se aq talent i ka fal Zoti.
Nuk asht e thene qe nje artist asht pa fundesisht per te gjith popullin bile edhe ai artist qe kendonte per xhaxhin dhe partine dhe qe salla e detyruar dasht pa dasht e duartrokiste me brohorima.
Ndersa sot asht realitet tjeter.
A e keni vene re se sa po nje artist del nga gezhoja metalike qe i kan vene ( artisteve qe guxojn) politikat shqiptare, fillon skuadrilja e militantave me gjuejt, dhe perdor te njejtat gure qe perdor gjithmon, edhe per kundershtaret politikan e deri per ambasadore te huaj?
Populli i thjesht nuk esht edhe aq miop dhe pasiv ne kete rast.
Ai lexon dhe akumulon.
Ka ardhur koha qe akumulimet e thaseve te mbushura plot nga fjalet dhe llumi qe perdoren nga media shqiptare dhe ajo botnore, te blera me nje grusht pará, nga politikat, dhe qe çensuron mendimin e lire jo më me diktaturen e proletariatit, por vetem me nje grusht te vogel nga parate qe kan akumuluar mafia dhe politikanet tane, per dekata te tana, te flaket tej.
Ata (mediat e shitura dhe mercenaret militant) mendojne se vazhdon beteja e tyre per te shpartallu çdo kundershtar te tyre dhe per vehte fshihen pas gishtit, ose fusin kryet ne rere si struci.
Media e tyre e blere, ben qe te mbys dhe perllos çdo njeri qe nuk ka frike nga e verteta.
Konformistet dhe militantat nuk jane gja tjeter veç se nje armate e madhe njerezish ne nevoje.
Dihet tashma sepse politikat e shpune ekonomine ne buze te gremines per çdo individ te thjesht dhe per klasen pak ma nalt se ajo qe jeton ne mjerim.
Ky fenomen mediatik quhet produkt i nje llumi qe akumulon kjo shtrese per te basoreliefuar cdo person qe ka guxim dhe thot te verteten.
Mendojne se asht koha e Senekes per ti llene “guximtarit” kupen me helm, qe te vdese ose te shuhet i terhequr.
Asht pra nevoja e sejcilit prej ketyre personave militant dhe mediatik qe edhe pse esht rrjeshtuar ne kesisoj llumi, qe e ben kete armate.
Ku ne fakt kjo armate perben vetem 95%, dhe esht me shpirt pozitiv ne thellesi dhe e ndjen se po gabon, por e ben perfekt rrolin qe merr, dhe qe nuk esht as 5% e kesaj turme fekalesh qe vertet e kan bindje se biografia e personit qe sulmojn duhet te shkermoqet nga sulmet e tyre.
Por thash qe pjesa ma madhe e tyre jan oportuniste militant e gazetar qe vazhdojn rolin e gure gjuajtesit por ne fakt e njeh e sheh dhe e vret realiteti, por qe behen te ngusht, sepse i dikton NEVOJA.
Dalengadale edhe keto sfumohen zhduken si likuid kimik pa reaksion acidor kur te shohin nje realitet tjeter, realitetin, kur dishepujt e tyre te jen ne bankat e te akuzuarve.
A nuk ndodhi keshtu me gazetaret gjykatesit sekretaret e partive komunist tesera hellesit me artistet Shkrimtaret e veglat e diktatures qe me pas u bene antar te PD te PR e te gjitha partive te tjera deri te balli e legaliteti, kur u tha se ra PPSh-ja???
Me pas keta vrapuan per ti sherbyer nismave te reja sikur vinin nga nje pyll pa fund dhe menduan se populli i kish harrue?
Ata prap sot ne nevoje nuk e ndalin vrapin furine e tyre dhe prap do vrapojne neper hapsira per tu bere pale me te tjere qe kan share dhe ofenduar gjer me dje.
Prandaj mendoj dhe jam i bindur, se sa me shum shkruajne aq me shum te naltojne, edhe pse ata mendojne se mund te te kene ulur nen nivelin qe jane dishepujt e tyre, qe i paguajn.
Keta turma mediatiko-mercenare militante nje muaj i shajne padronet e tyre dhe muajin tjeter i ngrejne.
Ato nuk krijojne por vetem kan formulare te gatshem per ti mbush faqet e gazetes plot.
Pas tyre jan xhep-plotet qe sa te rrojne, duan te jen te perhershmit ne politikat shqiptare.
Ata qe jan share dhe jan (koka) kryet e çdo skuadrilje te shemtuar qe polli diktatura me te ashtequajturin “njeriu i ri” dhe qe mjeshterisht ngelen po ata per dekada e dekada, dhe as qe mendojn se ka te tjere.
Reago o njeri.
Sepse kur Nje politikan vjedh voten ose e blen voten dhe kerkon qe te jet gjithmon ne kolltuqet e turpit, a esht zgjidhje per teresin?
Duke vene re planet e zhabave moçalore ne fakt i meritoni, sepse jeni ju nevojtaret qe pushkatoni qe vrisni fjalen e lire, dhe nuk mund te miratoni apo tu rreshqase nje njeri i thjesht, kushdo qoft qe flet te verteten.
Ai qe nuk ka frike dhe jeton i lire dhe thot te verteten tashma nuk ju premton para rehati dhe vazhdimesi.
Ai individi qe flet te verteten, po rrezikon te sotmen tuaj, pa çka se ai po flet per te ardhmen e femijeve tuaj.
Jeni ju qe jetoni zhytur nder ujera te turbullta dhe kenaqeni si gici.
Varferia ju ka ndryshuar shpirtin ne likuid me ere, gjer sa shpejt do t’u nguroset ne fekale te thate.
Kush nuk mendon lirin dhe sidomos ne te ardhmen asht thjesht ghost, dhe jo konservator per vazhdimsine e bukurise se jetes mbaresine dhe shpresat per te ardhmen qe femijet tuaj te mos jen aq te pa afte sa ju.
Me nje fjale ju po denoni te ardhmen me shum se vehten tuaj, qe e sakrifikoni shum per mardheniet me padronet tuaj. Asht marredhenia e goditjes se nje grusht parave metalike qe bosi po ju gjuan mbi koken e Lulit te vocerr, qe personifikoni ju. per aq kohe te shkurte.
Jeni po ju qe do lexoni keta rreshta qe shkruajta sot jo shum larg.
Por do ta ndjeni vehten aq keq ne syt e femijeve tuaj pasneser, sepse maqinerua pushtet perjetshme do ju flak si limonj te shtryllur.
Rroft Shqiperia e shqiptareve qe e duan.
Burimi/Facebook


Leave a Reply