I diplomuar në v.1980 në degën e gjeologjisë së naftës, ka marrë titullin Kandidat i Shkencave në moshën më të re të kërkuesëve për naftë, qysh në v.1991 (35 vjeç), Doktor i shkencave gjeologjike më 1994 dhe Profesor në v.2001, i specializuar në fushat Hidrogjeologji, Sedimentologji, Ngrohje globale, ka kontribuar për 22 vjet me ekspertizën e tij në kërkim-projektimet për naftë e gaz pranë Institutit të Naftës, Fier. Më pas, i diplomuar në Fakultetin Juridik, ka marrë titullin Avokat për kontribut dhe zgjidhje të çështjeve mjedisore. I dedikuar në fushën e mbrojtjes së mjedisit, i nxitur nga bindje të vërteta shpirtërore, që prej v.2002, ka themeluar me zonjën e vet Institucionin G & G Group, sa publik dhe privat, për projekte e konsulta në fushat e gjeoshkencës, mjedisit dhe jurisprudencës në ndihmë të drejtpërsëdrejt për komunitete e individë të pambrojtur e të anashkaluar nga institucionet kyç të vendit. Tashmë, prof. ing. av. S.GURI është bërë i njohur në publik për angazhimin e tij, të shpeshtë e pasionant, me organet e shtypit, por beteja dhe kauzat e një qytetari të përpjekur dhe të përgjegjshëm, si luftëtar i mjedisit, janë ato që ka zhvilluar e udhëhequr së bashku me shoqërinë civile si:1. Kundër projektimit të papërgjegjshëm të importit të mbetjeve urbane, madje në tre raste më 2004-2005, 2011-2012, 2016-2017;
2. Kundër ndërtimit të veprave me bazë nafte në Gjiun e Vlorës më 2005-2006, duke qenë ndër të parët që ka kundërshtuar instalimin e impianteve industriale-energjetike;
3. Kundër ardhjes së mbetjeve të armëve kimike më 2013, si dhe ndër të parët që hartoi e kërkoi moratoriume për ndalimin e gjuetisë dhe të prerjes së pyjeve.
4. Kundër ndërtimeve brenda parkut të Tiranës dhe në buzë të digës së saj;
5. Kundër ndërtimeve pa fre të zënies së hapësirave publike, sidomos këto 7 vjetët e fundit përfshi dhe kundër prishjes së teatrit;
Gjithë jeta e tij publike është vrapimi drejt përpjekjeve pa fund si një qytetar i përgjegjshëm për të zgjuar qelizat e fjetura te çdo shqiptar që në vend së të flenë – të zgjohen, në vend se të zgjohen – të ecin, në vend se të ecin – të vrapojnë dhe në vend se të vrapojnë – të fluturojnë.
Ai ka qënë ndër themeluesit kryesorë të “Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës”, më pas themelues i Zyrës Qytetare të Mbrojtjes së Mjedisit, Themelues i Dhomës së ekpertëve mjedisor shqiptar, si dhe themelues i Fondacionit Albanologjik Akademia ‘”Rrënjët Tona”, duke qënë me karizmën e tij shtylla kryesore, organizuese e shkencore e këtyreve strukturave, si dhe i palodhur në informim e zgjim, të publikut dhe kombin shqiptar për çështje nga ato gjeoshkencore, të mbrojtjes së mjedisit deri në rritjen e vetëdijes për vlerat e gjuhës, historisë dhe etnokulturës kombiare.
Një pasaportë po kaq e vyer e prof.Gurit ka qenë dhe është edhe fusha pedagogjike, akademike dhe publicistika e tij, nga fjala dhe shkrimet e të cilit ndritohen, jo pak studentë, qytetarë, politikbërësa dhe mendje shqiptare. Librat e tij, jo pak, 65 të tilla, janë njeri më i mirë se tjetri për faktin se secili prej tyre, si Shkenca e Mjedisit, Ekologjia, Psikologjia e mjedisit, Psikologjia e ushqyerjes, Psikologjia e qenit, Arkitektura mjediore, Ngrohja globale, Magjia e ujit, E Drejta e mjedisit, Diplomacia e mjedisit, Albumi albanologjik, Misioni i shqipes dhe i shqiptarëve, Gjuha shqipe – gjuhë e natyrës, Plandemia, Panikodemia, Drithërimet e tokës (tërmetet) etj., etj., janë të vetëm në llojin e tyre dhe dukshëm sprova të ballafaquara në fusha nga më të ndërlikuarat, por edhe nga më interesantet, si ato në fushën e Albanologjisë.
Gjithë jeta e tij shkencore ka qenë ngjizja e këtëj vendi dhe e politikanëve të tij me atë që nuk njohin, duke i mësuar të pamësuarve, atë çfarë mund të ndodh, duke i dhënë vendimmarrësve arsye sesi mund ta rregullojnë atë që ndodh, por mbi të gjitha, duke i ofruar gjithsecilit, atë që është më e shtrenjtë për të gjithë, mbrojtjen e mijëra, mijëra jetë njerëzish.
Burimi/Facebook


Leave a Reply